Isida Mollaymeri, Agnesa Vuthaj dhe Almeda Abazi kanë një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëra-tjetrën. Ato kanë qenë gjithmonë pranë në momentet më të rëndësishme dhe sigurisht, pas lindjes së djalit të Almedës, nuk mund të mungonte dhe dhurata e Isidës dhe Agnesës. Bukuroshja shqiptare ka publikuar një foto në ‘Instastory’ ditën e sotme, ku ka zbuluar se mikeshat e saj të ngushta i kanë bërë Efehanit dhuratën e parë. Bëhet fjalë për një biberon të vogël në ngjyrë blu, ku në pjesën e pasme shkruan ‘Efehan Sayisman’. “Faleminderit tezet”, ka shkruar Almeda, duke falenderuar publikisht Isidën dhe Agnesën në emër të djalit të saj./revistawho.com