Disa ditë më parë, aktorja e njohur e serialit turk “Kurti dhe Sura”, Farah Zeynep
Abdullah, tregoi në profilin e saj në Instagram se kishte ardhur në vendin tonë dhe po pushonte në brigjet e jugut.
Farah ndodhej në Ksamil, Sarandë, nga ku postoi një foto të këndshme të bregdetit,
duke i gëzuar të gjithë fansat e saj shqiptarë me ardhjen e saj.
Mirëpo, aktorja turke nuk ishte e vetmja që vizitoi Shqipërinë.
Gjithashtu edhe prezantuesi i njohur amerikan, Steve Harvey, ka vizituar kurin e
Shqipërisë me Greqinë dhe videon e ka ndarë me ndjekësit në prolin e tij në
Instagram.
Steve u bë i njohur për publikun shqiptar pas incidentit në Miss Universe në vitin
2015, pasi e shpalli gabim emrin e fitueses dhe në fund u detyrua t’i heqë kurorën
vajzës që kishte shpallur.
Teksa qëndronte në mes të detit, Harvey e drejtoi kamerën e tij herë nga Shqipëria
e herë nga Greqia dhe shpjegoi për fansat se dy vendet kanë me njëri-tjetrin një orë
diferencë.
Kujtojmë se gjithashtu në Kosovë erdhi disa ditë më parë aktori i njohur për rolin si
Xhihani në “Fate të kryqëzuara”, Erkan Petekkaya.Mesa duket, trojet shqiptare po
bëhen vendi i preferuar i të huajve, numri i të cilëve po rritet çdo vit për ta vizituar.