Partitë përsonale, të destinuara të shuhën

0
Shkruan Zef Ndreka
Partitë përsonale e familjare, nuk kanë asnjë shanc ti rezistojnë kohës, sado lidër të fortë apo kamuflues të jenë.
Sot u arrestua Ilir Meta, president i PL. Peshorja e drejtësisë së re anoi nga mëkatet e tij për pastrim parashë, për fshehje pasurie, për korrupsion.
Bashkë me Ilir Metën, pritën arrestime të tjera të “vipave” të kësaj partie, si Vasili dhe Kryemadhi, me po të njëjtat akuza.
Prej kohësh, ndodhet në arrest edhe Sali Berisha, për korrupsion dhe mbase do ti shtohen akuza të tjera që lidhen me korrupsionin, me shpërdorimin e detyrës dhe me vrasjet e katër qytetarëve të pafajshëm në protestën e 21-janarit.
E parë dhe e thënë prej vitësh, këto dy parti, pra PD-ja dhe PL-ja, jo vetëm janë konsideruar parti përsonale dhe familjare të Berishës dhe Metës, por edhe kanë funksionuar si të tilla. Duke bërë çfarë kanë dashur e si kanë mundur, kanë emëruar miqt e tyre duke i bërë me para e pushtet, kanë privatizuar sipas interesave klienteliste pasuri publike të shqiptareve, pasuri nëntokësore, hidrocentrale etj.
Duke i konsideruar prona private, këto dy parti janë konsideruar si ndërmarrje shpk me pronar të vetëm.
Gjithçka tjeter në organizim dhe veprime politike kanë qënë lojra.
Në rrugën e tyre, ka vazhduar edhe Lulzim Basha, duke e konsideruar pronë private partinë e tij, e cila për hir të së vërtetës nuk ekziston më, edhe pse vetëquajtur Partia Demokratike Euroatlantike!
Në listën e partive politike në regjistrin e Gjykatës së Tiranës, ka plot parti të tjera mbase vetëm me kryetar pa anëtarësi.
Të gjitha këto parti, janë të destinuara të shuhën.
Sot filloi konkretisht nga shuarja Partia private e ish kryeministrit dhe ish presidentit të vendit, partia e Ilir Metës.
Të njëjtin fat do të ketë edhe PD-ja e Berishës nqs ai vendos ta trashëgojë tek vajza e tij drejtimin e partisë, apo nqs nuk largohet për ti lënë vendin zgjedhjeve sipas statutit për të votuar dhe zgjedhur liderin e ri të saj.
Por gjasat siç duket, janë të pakta të funksionoje demokracia në këto parti dhe rruga më e mundshme për to është shkrirja apo shuarja e tyre, për ti lënë vendin partive të reja opozitare pa mentalitete autoritariste e bolshevike…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu