Kryeministri Edi Rama merr lajmin e mirë: Parlamenti Evropian ka votuar me 519 vota pro rezolutës së Shqipërisë për rrugën drejt integrimit në BE.
Në total morën pjesë 599 anëtarë, ku 52 votuan kundër dhe 28 abstenuan. Eurodeputetët kërkojnë që Këshilli të hapë negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, veçanërisht në kontekstin gjeostrategjik të situatës në Ukrainë.
“Shqipëria ka përmbushur kushtet dhe kanë dhënë rezultate të qëndrueshme. Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut inkurajohen që të zgjidhin me shpejtësi çështjet dypalëshe në pritje. Pritet që brenda qershorit Shqipëria të zhvillojë konferencën e parë Ndërqeveritare”, thuhet në raport.