Paratë në shtëpinë e zyrtares janë nga inceneratorët

0

Gazetari Basir Çollaku tha në studion e Syri Tv me moderatoren Armela Ferko se paratë e vjedhura nga sanitarja në shtëpinë e zyrtares së qeverisë, Alda Klosi, janë disa nga milionat e vjedhur te inceneratorët. 

Alda Klosi ka qenë shefe e kabinetit të Arben Ahmetajt, ndërsa aktualisht është e punësuar te Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

Vjedhja e rreth 550 mijë euro nga sanitarja Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi është bonus për shoqërinë dhe drejtësinë, për të hetuar burimin e këtyre parave.

Është një bonus publik për shoqërinë shqiptare, për drejtësinë e re. Për mua është një dosje e inceneratorëve që vazhdon të shpërthejë. Inceneratorë janë. Ato miliarda që janë vjedhur ata kanë filluar të shpërthejnë, të dalin në forma të tjera. Kjo krehje, kjo para e paformalizuar, është para e vjedhur, e plaçkitur, s’kemi parë të bjerë reshje eurosh, dollarë, vetëm shi e borë bie këtu. Në shumë nga banesat e zonjave dhe zotërinjve të pushtetit, kemi zbritur në nivel drejtori, po në nivel zv/ministri, ministri, kryeministri, kryebashkiaku, t’u ccojmë nga një pastruese në këto shtëpi dhe kjo që ka ndodhur do të duket kusur“, u shpreh ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu