Shkruan Sokol Pepushaj
Për ata që dine të lexojnë, qëllimi i këtij shkrimi është: Haradinaj, Thaçi a ndonjë tjeter, kriminel lufte apo nacionalistë, rrugë të mesme lufta nuk ka.
Megjithëse paradoks, por mund të themi se lufta në Kosovë është bërë nga ajri, ndërkohë që Haradinaj e Thaçi drejtonin ushtrinë në tokë. Larg qoftë ti çonin jetët e pafajshme në Had, qofshin serbë, romë apo shqiptarë. pasi t’u merrnin e t’u shisnin zëmren, mëlçitë, veshkat…
… janë vrasës, përdhunues, trafikantë organesh njerëzore. droge e armësh, apo atdhetarë, luftëtarë me vizione europiane që vetëm fati deshi që Sllobodan Millosheviçi të mos ua priste trupin copa-copa dhe t’ ua trafikonte organet edhe këtyre?!…
Kjo është çështja e madhe që kërkon përgjigje definitive.

Për të tretën here drejt Hagës, ai që në mbarë hapësirën shqiptare njihet me nofkën “Rambo”, dy here ish kryeministër i Kosovës, Ramush Haradinaj, ish Komandant I Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK, për rajoinin e Dukagjinit.
Kjo nofkë, njëlloj si ajo e “Gjarpërit”, presidentit aktual të Kosovës Hashim Thaçi, por edhe nofkat e gjithë drejtuesve të ish UÇK-së, nga shqiptarët në shumicë, janë farkëtuar tashmë si medalione në qëndresat dhe mirësjelljet kosovare edhe drejt strukturave euroatlantike.
E Rambo është rasti unikal që kalon dy here “ferrin” e Hagës shëndosh si kokrra e mollës, paçka se herën e dytë rruga ishte e gjatë, afro 9 vjeçare, por që në vëndimin e Tribunalit të Hagës ICTY thuhet shprehimisht se “dëshmitarët ishin kërcënuar dhe shantazhuar dhe nuk mund të bënin dëshmi objective”.
Hetimi për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, trajtim mizor dhe torturë, vrasje, trafik organesh, pengmarrje, përdhunim të serbëve, romëve e shqiptarëve, sidomos pas hetimeve disa vjeçare te europarlamentarit Dick Marty, pas atyre akuzave që kish bërë me kohe Carla Del Ponte, sikur “Rambon” dhe “gjarpërin” i kompromentojnë shumë, si kryemafiozë, trafikantë oraganesh njerëzore, armësh e droge, duke i sjelle si ndrër më të rrezikshmit në Planet.
Ramush Haradinaj tashmë për disa akuza është gjykuar dhe në memorien kosovare dhe me gjërë shqipfolëse, konsiderohet si hero.
Por nga perëndimi akuzat më të rënda adresohen drejt Presidentit Hashim Thaçi.
Në “Dokumentat sekrete të NATO-s, që citohen nga gazeta ”The Guardian, Thaçi akuzohet i përfshirë në vrasjen e gazetarit dhe zëdhënësit të parë të UÇK-së, Ali Ukës, ish shok dhome me Thaçin dhe për të cilin edhe është arrestuar e liruar me ndërhyrje tek SHISH, e deri direct tek veteran I “Rogner” Fatos Klosi.
Edhe shumë vrasje të tjera, deri ajo e ministrit Ahmet Krasniqit kanë vulën e Hashim Thaçit…
Një vit pas vrasjes së Ali Ukës u zhduk një viktimë tjeter. Ai ishte atdhetari, oficeri ushtarak nga Istogu, Sadri Ramqaj i cili natën e fundit ishte me Hashim Thaçin dhe Adem Grabovcin ku nga aty i humbet çdo gjurmë.
Për ata që dine të lexojnë, qëllimi i këtij shkrimi është: Haradinaj, Thaçi a ndonjë tjeter, kriminel lufte apo nacionalistë, rrugë të mesme lufta nuk ka.
Megjithëse paradoks, por mund të themi se lufta në Kosovë është bërë nga ajri, ndërkohë që Haradinaj e Thaçi drejtonin ushtrinë në tokë. Larg qoftë ti çonin jetët e pafajshme në Had, qofshin serbë, romë apo shqiptarë. pasi t’u merrnin e t’u shisnin zëmren, mëlçitë, veshkat.
Thaçi, Haradinaj dhe të tjerë drejtues të luftës çlirimtare, janë vrasës, përdhunues, trafikantë organesh njerëzore, droge e armësh, apo atdhetarë, luftëtarë me vizione europiane që vetëm fati deshi që Sllobodan Millosheviçi të mos ua priste trupin copa-copa dhe t’ ua trafikonte organet edhe këtyre?!…
Kjo është çështja e madhe që kërkon përgjigje definitive.
Ajo që të bën të mëndohesh, është turravrapi i terë politikës kosovare e shqiptare në mbrojtje të Ramush Haradinajt dhe ish kryeparlamentarit Jakup Krasniqit sot dhe Thaçit, Veselit etj. neser.. .
Në Kosovën e Shqipëri, të thirrurit si të dyshuar në Hagë i bën të duken se nuk paskan fare kundershtarë, as politikë, kur vjen puna në një hetim që patjetër do i shkohet në fund dhe patjetër do nxjerrë edhe lidhjet, nëse ka. Beteja kaq e dukshme e autokolonës politike kosovare në mbrojtje të Haradinajt, duke i quajtur perëndimorët të pandershëm, Tribunalin e Hagës antikosovarë, çka do të thotë rrugaçë politikë, hakmarrës, çka do të thotë anarkistë, shpifës të qëllimshëm, çka nënkuptohet kanibalizëm politik, tingëllon non sens në këtë botë ku nuk funksionojne rrebelizmat anadollakë.
Një betejë e tillë, të gjithë për një, mos ka brënda edhe polin tjetër një për të gjithë, çka do të thotë ta mbrojmë sa të mundim të gjithë, se Haga mund të kërkoi shumë Ramush Haradinë në një të ardhme të shpejtë.
Një pikë tjetër interesante dhe që mbase do ia vlente të analizohej, është fakti se politika shqiptare u tregua e gatshme të rreshtohet trup bashkuar rreth Ramush Haradinajt. Vetëm presidenti Meta e kuptoi si duket se mund të arrestohet po kaq lehtë edhe ai kur tha, është një lajm i keq për të gjithë…
Pra, prangat vijnë për këdo, qoftë kryeministër, president, deputet e çfarëdo. Ky rreshtim pas Ramushit edhe në u bëftë për nacionalizëm, kemi të bëjmë me matufepsje, pasi akuzat ndaj Ramushit apo Hashimit nuk vijnë as nga Serbia, as nga Rusia, as nga Kuba, as nga Kina, por pikërisht nga Europa, bazuar në ca rregulla të shenjta: Drejtësi…
Po si shpjegohet që të tërë, si parlamenti, qeveria, opozita, në Kosovë e Shqipëri, gjithkush përpiqet ta mbulojë me jorgan turpi Tribunalin e Hagës, Carla Del Ponte-en, Dick Martinin, Komisionin e Këshillit të Europës që ka pranuar raportimet e Dick Marty.
Edhe ai që ishte turp të flasë pa dhënë dorëheqje, Edi Rama me fjalë të tjera tha se Ramushit ja kishin inat, se është politikan vizionesh dhe la të kuptohej se Rama nuk do dorëhiqet, paçka se është i akuzuar për pasuri të pajustifukuara.
Analiza shtrohet më e thjeshtë. As Ramush Haradinaj, as Hashim Thaçi, nuk janë emblemat e shqipfolësve, nuk janë morali, kultura. Ata janë persona, janë njerëz, njëlloj si ato viktimat që u janë hequr e shitur organet dhe trupi u është prerë copa-copa, jo nga këta, por nga kushdo ta ketë bërë. Dhe ngjarë ka në luftën e Kosovës që u zhvillua në ajër e prodhoi krime në tokë…! Kjo është nyja Gordiane..!
E vërteta është kokëforte dhe askush nuk ka pse ti trembet.
Mbrojtja kaq banale e një të akuzuari kaq rëndë është një test politik edhe për politikbërësit shqiptarë që po çirren për të trembur perëndimin me budallalliqe të tipit, gjithë shqiptarët janë Ramush Haradinaj
Edhe kaq është mëkat, pasi shqiptarët nuk janë nën akuzë si kriminelë dhe në këto momente të paktën, askush nuk do dëshironte të ishte as Ramush, as Hashim!






