Pandeli Majko e ndjen fundin dhe ngushëllon krerët e politikës: Miq, erdhi koha të ikim, po mbyllet cikli i brezit të ’90-ës

0

Duke folur në një media të huaj për krizën e thellë politike në vend, Pandeli Majko ka deklaruar se kjo krizë është krijuar si pasojë e mbylljes së ciklit politik të një brezi politikanësh, që hynë në politikë pikërisht pas viteve ’90 dhe  që tashmë u erdhi koha të largohen.

I pranuar nga të gjitha palët për kryeministër i qeverisë tranzitore, Majko është shprehur se politika në të gjithë shtriejen e saj është një marrëdhënie me ëndrrën për të ardhmen, duke shtuar se në momentin që e humbet atë, je i vjetër në politikë dhe duhet të ikësh.

“Politika në të gjithë shtrirjen e saj është një marrëdhënie me ëndrrën për të ardhmen. Në momentin që ti e humbet atë, atëherë ti je i vjetër në politikë dhe të ka ardhur koha të ikësh.

Ajo që po ndodh aktualisht në politikën shqiptare është një mbyllje cikli të brezit që hyri në politikë në vitet ’90 dhe sidomos e atij brezi që filloi nga 2005 e në vazhdim. Kjo sigurisht është një marrëdhënie delikate, të cilën ne duhet të gjejmë mënyra për ta zgjidhur”, ka deklaruar Majko.

Pandeli Majko është një ndër zërat më të fortë brenda Partisë Socialiste, që po lufton për rrëzimin e Edi Ramës nga karrigia e pushtetit dhe drejtimi i PS, të cilën e shkatërruar dhe degraduar në nivelin më të ulët.

Majko ka dalë edhe hapur kundër Ramës, teksa i ka përcjellë mesazhe të drejtpërdrejta për keqqeverisjen e tij. Goditjen më të fortë Majko ia dha në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, ku jo vetëm pranoi disfatën e madhe të Ramës përballë studentëve, por e kritikoi ashpër edhe për akuzat e tij ndaj këesaj medieje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu