Shkruan Leontina Nika
Pallatit i Kongreseve për 5 ditë është shndërruar në strehën e librit. Panairi i librit shënon edhe edicionin e 25 të tij.
Ky vit jubilar, sipas botuesve duhet të shërbejë krahas festës edhe si reflektim dhe analizim , pasi leximi ka rënë ndjeshëm. 100 shtëpi botuese marrin pjesë në këtë edicion, i cili pasohet me rënie të titujve të rinj, por lexuesit do mund të blejnë libra me zbritje nga 10 deri ne 50 përqind me lire.
Rënia e leximit, e përkthyer në ulje tirazhesh e pakësim titujsh të rinj, kjo është atmosfera në të cilën mbahet festa e librit.
Por as kjo situata gri nuk ka penguar pjesëmarrjen e e gjerë të botuesve. Kryetari i Shoqatës së Botuesve Petrit Ymeri në ceremoninë e hapjes, bëri thirrje për bashkëpunim të të gjitha palëve, që situata për librin të jetë ndryshe.
Disa prej botuesve kërkojnë që përveç festës, panairi duhet parë edhe si reflektim Shoqata e Botuesve të Kosovës e paraqet situaten me leximin, e librin ndryshe edhe pse inflacioni ka prekur industrin e librit.
Infalacioni i çmimeve padyshim që është reflektuar në titujt e rinj që vijnë më të reduktuar.
Botuesit kanë një moto, libri është ushqim për shpirtin, kjo është ftesa që kanë për lexuesit. Dashamirësit e librit nga grupofsha të ndryshme , duke përfshirë edhe grupet e organizuarave të nxënësve të shkollave , si dhe drejtues të institucioneve kulturore dhe vendore janë vizitorët e parë të cilët i hapin shtegun çdo lexuesi që të jetë pjesë e panairit deri më tatën 20 nëntor në Mjedisin e Pallatit të Kongreseve.