Në pamjet e fundit nga festivali tradicional i vrapimit të demave në Spanjë shihej sot një sulm makabër i demit të provokuar ndaj një prej anëtarëve të publikut që fatkeqësisht e gjeti veten “tek për tek” me kafshën gjigante me brirë.
Skenat e vrazhda tregojnë spektatorët që ulërasin teksa burri i pafat kapet përtokë nga demi dhe goditet pa ndalim gjatë festës së djeshme në festivalin ‘Humanes de Madrid’.
Video tregon burrin që mbetet i palëvizur në trotuar pasi demi gris me brirë bluzën e tij duke e sulmuar me tërbim.
I plagosuri u dërgua me urgjencë në spital në Fuenlabrada e Getafe.
Sulmi i demit është i disati gjatë festivaleve të sivjetshme në rajonin e Madrid, ku demat lëshohen nëper rrugët e ngushta te kalldrëmit dhe ndiqen ose provokohen nga vrapuesit që sillen rreth tyre.
Javës që shkoi një punonjës i Mbrojtjes Civile u plagos nga demi që kishte hyrë mes një ndarjeje të ngushtë mes gardheve në Campo Real.
Ndërsa muajin që shkoi një burrë në të 60-at u goit për vdekje nga demi në Alarpardo, si dhe një tjetër u plagos rëndë në Navalcarnero më 10 shtator, raporton britanikja Daily Mail.