Pamje nga klinika ku po kurohet Donald Trump/ Është nën kujdesin e 8000 mjekëve më të mirë

0

Me të dhënë lajmin, Trump u nis drejt “Walter Reed National Medical Center”. Në këtë klinikë, Trump është në dorën e 8 mijë mjekëve më të mirë të vendit.

Ajo që ka habitur të gjithë përveç faktit që ai ka një trajtim special është suita mjekësore ku ai po qëndron.

“Suita është e pajisur posaçërisht me pajisje mbrojtëse dhe mjete komunikimi të përdorura në mbështetje të presidentit”, shkroi admirali Connie Mariano, i cili shërbeu si mjek i dy presidentëve George Bush dhe Bill Clinton, si dhe drejtor i Njësisë Mjekësore të Shtëpisë së Bardhë.

Walter Reed është figura e kujdesit ushtarak të SHBA-së; 7,100 anëtarët e stafit të saj janë shpërndarë në 100 klinika.

Sipas fotove të publikura, nga brenda shfaqet një dhomë ngrënie që ndriçohet nga një llampadar kristali dhe një tavolinë disa hapa nga shtrati i spitalit. Ndërsa, njëra nga dhomat është e zbukuruar dhe ka divan pritjeje për vizitorët, si dhe teknologjinë e sigurisë për t’i siguruar presidenti Trump të vazhdojë të kryejë detyrat e tij presidenciale.

Gjithashtu, Walter Reed ka 165 “smart suites” të pajisura me pajisje komunikimi dykahëshe, aftësi audiovizive dhe wireless si dhe argëtim pranë shtratit, të gjitha këto mund të kontrollohen përmes një tastiere të lëvizshme të montuar në mur. Ronald Reagan ishte presidenti i fundit që u shtrua në spital si i sëmurë, pasi u plagos rëndë në 30 Mars 1981 jashtë hotelit Washington Hilton nga një atentat.

  

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu