Palloshi i Belinda Ballukut kundër, Kushtetuesja vendos sot për pagat e gjyqtarëve

0

Gjykata Kushtetuese do të mblidhet këtë të enjte për të marrë vendim mbi kërkesën e Unionit të Gjyqtarëve për ndryshimet në skemën e pagave. Mbledhja pritet të nisë rreth orës 12:00 dhe të zgjasë disa orë, ndërsa vendimi mund të bëhet publik brenda ditës.

Unioni i Gjyqtarëve paraqiti në mars 2025 kërkesën për shfuqizimin e ndryshimeve ligjore të miratuara në vitin 2023.

Sipas këtyre ndryshimeve, paga bazë e magjistratëve u përcaktua në masën 36 për qind të pagës së Presidentit, që përkthehet në 153 mijë lekë.

Para këtij ndryshimi, referenca për llogaritjen e pagës ishte niveli 132 mijë e 100 lekë, sa paga e drejtorit të departamentit në Kryeministri. Me formulën e re, paga u rrit me mbi 20 mijë lekë. Megjithatë, gjyqtarët e kundërshtojnë këtë skemë, pasi në të njëjtën periudhë qeveria rriti pagat në administratën publike dhe paga e drejtorit të departamentit në Kryeministri arriti në 231 mijë lekë.

Sipas tyre, ndryshimi i referencës nga paga e drejtorit të departamentit te 36 për qind e pagës së Presidentit ka sjellë ulje relative të të ardhurave. Ata argumentojnë se nëse do të ruhej referenca e mëparshme, paga do të ishte rreth 78 mijë lekë më e lartë.

Në kërkesën drejtuar Kushtetueses, gjyqtarët propozojnë rikthimin te referenca e mëparshme ose përcaktimin e pagës në masën 54.3 për qind të pagës së Presidentit, me reflektim automatik të çdo rritjeje të përgjithshme pagash.
Sipas formulës aktuale të përllogaritjes, paga e magjistratëve varion nga rreth 1800 euro për shkallën e parë deri në mbi 3000 euro për gjyqtarët e Apelit të GJKKO-së dhe SPAK-ut.

Refuzimi nga kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama, ose siç njihet Palloshi i Belinda Ballukut,  u shpreh kundër kërkesës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, të përfaqësuar nga shoqatat e tyre, me kërkesën që kanë bërë në Kushtetuese për referencën e pagave, që çon në rritjen e rrogave.

Ai tha mes të tjerash në Podkasin “Flasim”, se “gjyqtarët kërkojnë qiqra në hell” dhe se “Shqipëria nuk mund të bëhet një kastë gjyqtarësh”.

Ai shpjegoi se rrogat e një kategoria magjistratësh, prokurorëve dhe gjyqtarëve specialë, u vendos të rriteshin për shkak të reformës në drejtësi që u ndërmor, për pavarësinë e gjyqësorit dhe cilësinë e drejtësisë, por nuk u bë që të përmbysej piramida e gjithë.

“Përsëri çështja e pagave të gjyqtarëve ka qëndruar në rendin e ditës, ka pasur komente, çudira që e kanë shoqëruar debatin, përves dy shoqatave një gjyqtarësh e prokurorësh, gjykatësit janë vetëvendosur në syrin e ciklonit popullor, në lidhje me një pakënaqësi popullore, për kërkesën e rritjes së pagave, kjo e lidhur me anketimin e brendshëm ku 90% janë kundër rritjes së pagave dhe një pjesë mendojnë t’u ulet paga, sepse janë të pamenduara dhe të padrejta. Ndërkohë që gjykatësit mendojnë tu rritet paga.

Zërat thonë se pagat e tyre po ulen, se pagat e të tjerëve po rriten. Ajo që kemi bërë për reformën në drejtësi ka qenë shprehja e vullnetit të fortë në lidhje me pagat e tyre, do paguhet ekstra me sakrificën tonë, se pasi të kalojnë vettingun do përballen me pavarësinë e pushtetit gjyqësor, sfidën, bazuar në vlerat e kushtetutës, jetës demokratike, në shërbim të qytetarëve dhe garant të shërbimit të ligjit.”, tha Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu