Shkruan Zef Ndreka
Ja, më në fund doli, ja arriti të dalë përballë gazetarëve pas një mungese shumë të gjatë.
E prita edhe unë këtë moment të Kryetarit të munguar të partisë, të shfaqej, por ndryshe.
Basha nuk e fshehu dot shqetësimin, megjithëse dukej i qetë për fatin e PD-së, te opozitës por edhe të tij përsonal.
Basha sot u zgjua. Por më të njëjtën paraqitje publike. Për të shpërlarë fytyrën e tij me dhembshuri për Berishën, me një paraqitje të ftohtë teatrale, gati gati të pa cipë e pa seder deri në zenit.
Shqiptarët, e më me kërshëri demokratët e ndoqën live, dikush më dashuri, dikush duke shpresuar, dhe shumë të tjerë duke parë me sy hapur “ëndërrat e tij të djegura”.
Konferenca e sotme e Bashës me gazetarë, nuk solli asgjë të pazakontë, asgjë të re, përveç rishfaqjes si eksponent i PD-së zyrtare, për të treguar se edhe në frymojmë në opozitë.
Njëkohësisht, konferencën e sotme të Bashës, e pashë më tepër duke na u shfaqur si “i vuajtur” nga lufta politike, gati-gati, i vuajtur më shumë se demokratët e thjeshtë e qëndrestarë, të cilët për më shumë se një vit i braktisi.
Në konferencën e sotme, Basha u shfaq edhe i merakosur per teatrin politik që luhet, por pa ndjeshmërinë emozionale të liderit.
I veshur më kostumin politik të tij të paracaktuar, Basha gati këputi çdo fije lidhje e bashkëpunimi me demokratët që nuk e mbështesin.
Për fat të keq, Basha me tepër mbajti një leksion si duhej të punonte opozita, duke treguar se sëpari vete ai ka nevojë për më shumë karakter.
Në këtë konferencë Basha rehatshëm dhe lehtësisht “dënoncoi” sa mundi përballë pyetjeve të gazetarëve, ku gënjeshtrat e gjysëm gënjeshtrat, pallavrat dhe gjysëm pallavrat nuk munguan. Duke e treguar kështu vetën një gënjeshtarë profesionist, që me tepër ia bën vetës se publikut.
Pikërisht për këto, shumë intelektualë e politikanë ende nuk e kanë gjetur përkatësine e tyre në PD-në e Bashës, sepse nuk e kanë të lehtë as të pranojnë të shtypën, as të mashtrohen. Por as të përulen e të shitën, apo të blihen sipas dëshirës së kryetarit të radhës.
Basha sot në konferencën për shtyp me gazetarët, në thelb u shfaq mohues dhe kundërshtues. Ky qëndrim i mbajtur nga ai është gjithmonë shkatërrues për partinë, kur në fakt politika duhet të jetë ndërtuese, gjetje rrugës optimale zgjerimi e forcimi, zgjidhjesh dhe fituese.
Opozita shqiptare, pra PD-ja do të mund të arrijë të bëhet alternativë, duke u pastruar e duke thithur brez të ri, që e kërkon të ardhmen duke u ndarë realisht nga e shkuara…