Shkruan Sokol Pepushaj
Berisha s’fitoi kot në Shkodër. Doli i pari i garës, se ishte i aksidentuar rëndë. Në gara elektorale shanset për triumf lidhen ca me rracën tënde, ca me aftësitë mashtruese dhe lidhjet që ke me lart, me mafien.
Në këtë ndeshje, të tërë ishin të “plagosur”. Majlinda e Rilindjes ishte “vrima-vrima” dhe ç’është e vërteta, ca media në vend t’i futnin duart e t’i “trazonin” milionat duke thënë se kjo nuk bën për socialiste, se ku dreqin atyre zgavrave varnin ca “hajmali” për syrin e keq, pra të gënjehet ai pak milet skllav.

Për Xhemalin e PD-së, megjithëse personalisht s’kishte “kleçka në biografi”, u vizatua një tip dordoleci. Kudo nëpër qytet, flitej se Xhemal Bushatin e ndjek hija e Lulzim Bashës që ka “vrarë” të atin.
Kështu pra, djali i Aliut, “sakat” me paterica të punuara në një gatërr ustallarësh të 4 Klaneve Mafioze, arriti i pari në derë të Hanit të Hasan P*rdhës.
“Bajraktari” i haneve, njëfarë Ilirian Celibashi, në shkelje të “Kanunit”, kishte lidhur majë “shkopi” Flamurin e Bajrakut dhe ja kishte besuar një femre, Voltanës së Saliut. Voltana thonë se bëri pak hile. E Tundi e shkundi shkopin andej nga rruga e “Sakatit” të Saliut, Djalit të Aliut, që arriti dhe e preku i pari.
Rregullat këtej e duan që garuesit të jenë vendalinj, por fitues u shpall djali i Aliut, një tip që kishte 25 vjet kurbetxhi në Tiranë.
Gjithsesi, me suport antiligjor e antiamerikan, Sali Berisha u bë Bajlozi i Zi që tremb njerëzinë. Sillet rreth të gjithëve dhe të gjithë rreth tij. Ambasadorja Yuri Kim ngjante me një “Fantazëm” që do ta tmerronte e ta niste drejt theqafjes, diku nga greminat e Reçit.
Po kush e tremb këtë monstër? Në sy të diplomatëve, në mes të qytetit që e urren, thirri Monika Kryemadhin, mediat pagojce, Edi Ramën, Ilir Metën, Fatos Nanon, mafian dhe hajdutët e gangsterët e vegjël. I vuri në rresht kundër Amerikës. Me hap rreshtor i nisi nëpër pozicionet antiamerikane. Askush, veç nesh, nuk ka lëshuar zë se Djali i Aliut është i paligjshëm, se nuk ka as banim as qëndrim prej çerek shekulli në Shkodër. I duartrokitur nga mileti që duhej t’i përdornin duart për t’ia çarë maskën e kokën, i respektuar në studiot që nuk informuan të vërtetën, Saliu kalëroi si hero nga tribunat në konferencat e shtypit. Askush nuk e çeli sqepin as për Vampirin as për hijen e tij.
Djali i Aliut është hija më e zezë që ka rënë ndonjëherë përmbi Tarabosh. Nën Hijen antiamerikane e antiligjore, Sali Berisha e “hëngri” Shkodrën nga Velipoja e deri në Bjeshkët e Namuna. Pasi u bë Bajloz i Zi dhe mbushi zhabën me vota të blera me para krimi, u bë Nastradin Aga dhe i tha djalit të Aliut të marrë tek Voltana e Ademve çelësat e të gjitha dyerve të Hanit të Hasan P*rdhës, pasi mileti e don Saliun dhe nuk i plasë fare as për Amerikën, as për demokracinë.
Kështu Saliu po i kalon ditët e fundit. Pas derës së Hanit, janë vënë në radhë hajdutët, parazitët e shoqërisë, ca vagabondë e gangsterë, antiamerikanët e “fshatit”, mitingashë e fodullë që u “takon” të marrin rroga dhe të kenë nën hyqëm qytetin e lashtë që fle me ëndrra të frikshme e zgjohet po trembshëm nga fantazmat e Krimit të 4 Klaneve Mafioze që i sundon ‘non grata’ Sali Berisha./Pamfleti






