Avokati Ermal Hamataj ka folur në lidhje me aferën e inceneratorëve, ku aktualisht SPAK ka kërkuar që ish- ministri Arben Ahmetaj të shkojë në burg.
Në një intervistë për emisionin “Review” në Euronews Albania, ai theksoi se SPAK para se të merrej me Ahmetajn duhet të hetonte kontratat për inceneratorët të cilat ende nuk janë ndërprerë.
Hamataj u revoltua duke thënë se Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto të përfshirë në aferën e inceneratorëve nuk mund të gjenden kur paguhen 90 mijë euro në ditë.
“Ahmetaj ishte aty, kontratat ishin aty. SPAK nuk duhej të merrej me Ahmetajn në fillim, duhet të merrej me kontratat. Duhet të gjente arsyet se përse këto kontrata janë të paligjshme. Duhet të ketë një hetim për kontratat. Ahmetaj mund të shkojë që nesër në vend dhe ne mund të vazhdojmë të paguajmë për inceneratorët deri në vitin 2025. Pra do paguajmë dy persona në arrati dhe habitemi pse shteti jonë nuk i gjen dot. Po si mund të gjesh një person në arrati kur e ka 90 mijë euro ditën . Ky është skandal”-tha ai.