Pabarazitë ekonomike , nuk zgjidhen me protesta kompromentuese

0
Shkruan Zef Ndreka
Skandalet në vëndin tonë, nuk kanë të sosur. Sa i del tymi njërit skandal, i fillon tjetrit.
Qeveri e skandaleve dhe e korrupsionit do të mbahet mënd Rama 1, Rama 2 e Rama 3.
Po vazhdon me Rama 4, Shqipëria do të bëhet e pajetueshme.
Nuk ka një Sektor të ekonomisë që nuk ka plasur korrupsioni.
Edi Rama, i kërkon dhe i gjen me qirinj bashkëpunëtorët e tij. Sejcili prej tyre me rekorde kriminale, duke filluar me deputetët, me ministrat, me kryebashkiakët, me drejtorë, kudo . Nuk ka njëri që bashkëpunonin me Ramën dhe të mos jetë i pa akuzuar nga drejtësia.
Dështimet e njëpasnjëshme në hapjen e negociatave me BE-në, përveçse e zbulonin mashtrues përpara popullit të tij, e ka detyruar që nga 2013 të hedhi në publik për konsum idiotëlliqe të tipit satelitë, amnisti fiskale, burg për debitorët e energjisë elektrike, legalizim droge, etj.
Përsëri, tani që nuk u hapen negociatat me BE-ne, javën që shkoi, qeveria e Ramës, për të shuar dështimin e radhës, rihodhi për konsum publik projektligjin për një amnisti të gjërë fiskale.
Përse e hodhi tani në publik këtë projekt ligj?!
Përse nuk e diskutonte përpara kandidimit?!
Përse Edi Rama e kishte frikë BE-në dhe përse frenohej prej saj?!
Këto pyetje , me tepër me ngjajnë retorike tani , që BE e braktisi për të disatën herë Shqipërinë.
Edi Rama dhe qeveria e tij, nuk mund t’a mashtrojnë BE-në , sado të stërmundohen e sado të bëjnë makiazhet e kurves.
BE-ja, është e qartë dhe nuk ka ndonjë arësye sot të mbylli sytë, e nesër të përballët me problemet tona.
Por, detyrat e shtëpisë, për të cilat kemi mbetur në klasë, me tepër duket se nuk janë plotësuar vetë nga mos dëshira për të qene brenda familjes europiane!
Familja e BE-së ka rregullat e saj dhe nxënësit si Shqipëria, me qeveri si të Berishës e Ramës nuk i pranojnë ato rregulla. Ato nuk sillen dot ndryshe veçse si padronë me kurorë .
Braktisja e Shqipërisë nga BE-ja, këtë radhë krijoi një rrezik të madh, përmes hapsirës që vëndi ynë të përfundojë në një rrugë pa krye , në një rrugë të mbrapshtë për gjithë kombin .
Ndaj duhen protestat!
Për to, ka arësye pa fund, ku kryesorja sot mbetët rritja e çmimeve të shportës, të naftës e gazit. Pra, rritja e kostos së jetesёs që është bërë e pa përballueshme për pjesën më të madhe të shqiptarëve.
Ka njëmijë e një aresye për t’a shporrur këtë qeveri!
Por , dalja e Berishës në këtë protestë e kompromenton atë.
Për më tepër kur ai , pretendon të rrëzojë qeverinë dhe të bëjë reformën në drejtësi siç do ai!
Këtu, me bie ndërmend një postulat i politikës: Pabarazitë ekonomike nuk zgjidhen me protesta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu