Pa kohë!

0
Shkruan Zef Ndreka 
Orët e fundit rrotullohen për PD-në dhe demokratët në KSHZ.
Ashtu siç ndodh edhe në lojën e shahut, edhe pse mund të jesh fitues i sigurtë i ndeshjes, po të bie flamuri i minutazhit të kohës, e humbet lojën.
Opozita dhe PD-ja, në këto momente janë, në zeitlos!
Fryma për ndryshim e mbartur nga populli, për të shporrur një herë e mirë Edi Ramën dhe klikën e tij, është pikërisht në këtë moment.
Po a do ketë zeitlos për PD-në dhe opozitën?!
Skenari i mirëmenduar dhe i mirë organizuar nga specialistët e manipulimit të zgjedhjeve, nga Rama, Metaj dhe Celibashi, mundet zyrtarisht ta shtyjnë opozitën shqiptare dhe PD-në të bie në këtë zeitlos.
Po ndodhi fenomeni zeitlos në KQZ, kjo do të ishte katastrofale për opozitën. Do të ishte një dobësi e shtuar e partive opozitare që nuk arrijnë të mirëkuptohen edhe kur e shohin vetën duke u mbytur.
Në këtë skenar, sigurisht që është përgjegjës Sali Berisha me luftën e nisur prej një viti e gjysëm brënda PD-së, duke e përçarë për interesa përsonale e familjare.
Demokratët, sot, pikërisht sot nuk duhet të lejojnë “rënjën e flamurit” aq të pritur nga manipulatorët.
Bashkimi nën siglën e PD-së mbetët zgjidhja e vetme.
Edhe sot jemi në kohë.
Mbasdite bie ceitlos-i për të gjithë demokratët.
Pastaj, nuk ka më vlerë diskutimi se kush është peng dhe i shitur tek Rama, kur me 15 Maj të shikojmë vetëm vota majtas në kutitë e votimit.
Votat për PL e Metës dhe koalicionit me të, janë vota për Edi Ramën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu