Ora të mbetura…

0
Poezi nga Pjeter Vukaj
   Dje, më përçimin, për veshjet, floket…
Qethu më thanë, është shfaqje e huaj!
“Mbaj flokët shkurt, si të gjithë shokët”
Se ç’thonë të tjerët, s ‘kam vuajtur, as vuaj…
   Edhe sot që kohët kanë ndryshuar,
“Hiqe mjekrën se nuk të shkon”, më thonë
Nga ata që nuk dinë, kurrë nuk kam mësuar
Me vete qeshë, e s’më bëhet vonë…
   Sa prapa ora iu ka mbetur!
Re-vënës vogëlsirash, kotësish, kot e kot…
E prapë në heshtje, o sa shumë kam qeshur
Si nuk ndryshon njeriu, si dje edhe sot?!
   Më thonë kot, hiq mjekër e mustaqe
Se kështu s ‘të duan femrat e mbetesh vetem…
E ç’më duhen mua ato që shohin veç në siperfaqe?!
Pa to le të rri, kështu le të mbetem…
   Të gjithë ata e ato që s’ke ç’tu shohësh tjetër,
Janë njësoj, kope, mënd s’kanë, e mënd shesin,
S”janë të ditur, të bukur, të rinj, por në shpirt të plakur, të vjeter,
Kanë lindur të plakur, e të plakur vdesin…
   Unë çdo ditë siell risi
Edhe pse mjekra, zbardhet, rritet…
Çdo ditë zbukurohen, bëhem më i ri
Edhe nëse heq mjekrën, nuk heq dot vitet…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu