Opozita shqiptare: Zgjedhje më 13 tetor, Hajduti i votave Denar Biba dhe 4 bibat e tjera të Ramës po dënohen me burg sipas ligjit!

0

Partia Demokratike ka reaguar me një deklaratë për shtyp në lidhje me mosmbledhjen e KQZ për zgjedhjet e 13 tetorit.

“I vetmi akt me fuqi kushtetuese në lidhje me zgjedhjet është dekreti i Presidentit për zhvillimin e zgjedhjeve më 13 tetor. Është detyrim i pashmangshëm dhe i padiskutueshëm i KQZ-së dhe institucioneve të tjera shtetërore të përgatisin infrastrukturën për këto zgjedhje.

Me moszbatimin e  Dekretit të Presidentit, KQZ vazhdon t’i shërbejë pushtetit ilegjitim të Edi Ramës. Refuzimi i KQZ për të zbatuar Kushtetutën rikonfirmon se Edi Rama kontrollon në mënyrë të paligjshme atë dhe çdo institucion tjetër.

PD paralajmëron shërbëtorët dhe kamikazët e KQZ se shpejt do të mbajnë përgjegjësi penale për aktet kriminale me të cilën dhunojnë Kushtetutën dhe ligjet e vendit”, shkruhet në reagimin e PD.

Më herët Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Republikane depozituan këtë të hënë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kërkesat e tyre për regjistrim në zgjedhjet vendore të 13 tetorit.

Nga ambientet e KQZ-së, në një prononcim për mediat, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari u shpreh se dekreti i Presidentit për tetorin është një detyrim për zbatim jo vetëm nga institucioni më i lartë zgjedhor në vend, i cili duhet të nisë sa më parë procedurat për organizimin e këtyre zgjedhjeve, por është detyrim edhe për partitë politike.

Prononcimi i Sekretarit të Përgjithshëm të LSI, Endrit Braimllari në KQZ

Kemi dërguar sot kërkesën për regjistrim të Lëvizjes Socialiste për Integrim në zgjedhjet e 13 Tetorit, tanimë me dekret të Presidentit të Republikës. Kjo kërkesë vjen pas kërkesës së bërë nga disa parti opozitare KQZ-së që të fillojë me procedurat megjithëse kamikazë të katër përfaqësuesve të KQZ-së vendosën që të mos merrnin pjesë në mbledhje.

Zgjedhjet janë më 13 tetor, ka një dekret të Presidentit të Republikës dhe zgjedhjet janë të detyrueshme për të gjithë. Kush nga kamikazët e rilindjes në KQZ nuk respekton dekretin e Presidentit, nuk respekton Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Shqipërisë do të mbajë përgjegjësitë e veta penale. Mesa duket këto i kanë marrë parasysh të bëhen kamikaz të Edi Ramës dhe të rilindjes dhe t’i mbajnë vetë përgjegjësitë që do të kenë në të ardhmen.
-Partia Demokratike nuk është regjistruar ende në zgjedhje, mos është kjo një përçarje?

Unë kam ardhur në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim për të regjistruar kërkesën për regjistrim të LSI-së. Ajo ç”ka është e rëndësishme është që data 13 tetor është ditë zgjedhjesh e ligjshme në vend për zgjedhjet për pushtetin lokal dhe është e respektueshme nga të gjithë.

Unë ju falenderoj shumë dhe ju uroj një ditë të mirë.

Republikanët

Edhe Partia Republikane ka bërë kërkesë për t’u regjistruar për zgjedhjet e 13 tetorit.

Kërkesa e republikanëve për regjistrim në KQZ mban datën e 3 gushtit, ndërsa është protokolluar sot.

Sot është data e fundit për regjistrimin e partive politike në KQZ për zgjedhjet e 13 tetorit të dekretuara nga Presidenti i Republikës Ilir Meta për të cilat maxhoranca është shprehur kundër pasi cilëson të vlefshëm dhe ligjor 30 qershorin ku mori pjesë vetëm e majta.

Ndryshe nga LSI dhe PR, nga PD nuk ka asnjë shenjë për regjistrimin në zgjedhje. Sot kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi se kësaj radhe zgjidhja e krizës kalon nga politikanë me pranga në duar, duke theksuar se vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme me një qeveri tranzitore pa hajdutin psikik, dhe ndëshkimi i politikanëve që vodhën zgjedhjet, do ta çlirojnë demokracinë dhe drejtësinë nga kjo bandë kriminale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu