Opozita serbe zbret në shesh, nuk pranon rezultatin e zgjedhjeve; paralajmërohet grevë urie

0

Opozita serbe ka zbritur në shesh një ditë pas rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme. Vuçiç u shpall edhe një herë “mbret” dhe për këtë arsye kanë plasur protestat.

Koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës” pretendon se Partia Progresive Serbe (SNS) ka marrë 21.000 vota më shumë se lista e tyre në zgjedhjet në Beograd. Sipas tyre votat janë tjetërsuar. Për këtë arsye është kërcënuar dhe me grevë urie.

Duke pasur parasysh se më shumë se 40.000 persona pa vendbanim të ligjshëm u sollën në Beograd në mënyrë të organizuar për të mbështetur listën e SNS-së, e cila ndryshoi në mënyrë drastike vullnetin elektoral të qytetarëve të Beogradit, ne kërkojmë anulimin e zgjedhjeve në qytetin e Beogradit dhe përsëritja e votimit për Kuvendin Komunal”, tha koalicioni. Ky koalicion po ashtu kërkoi “pastrimin e listës zgjedhore”.

Ndërkaq, Qendra e pavarur për Hulumtim, Transparencë dhe Llogaridhënie (CRTA) tha se më 17 dhjetor kanë parë indikacione se votuesit janë sjell nga Bosnje e Hercegovina dhe ish-republika të tjera jugosllave për të votuar në zgjedhjet në Serbi.

Më herët, SNS hodhi poshtë akuzat se ka ndikuar në vullnetin e qytetarëve gjatë zgjedhjeve të 17 dhjetorit.

Presidenti i SNS-së, Millosh Vuçeviç, deklaroi se është “i sigurt” se lista e tij ka fituar në kryeqytetin serb, Beograd, dhe se ai beson se Alleksandar Shapiç, do të jetë kryetari i qytetit.

Liderët e koalicionit opozitar, Miroslav Aleksiç dhe Marinka Tepiç kanë nisur një grevë urie para ndërtesës së Komisionit Zgjedhor deri në anulimin e zgjedhjeve në Beograd.

Sipas tyre, në proces ka pasur parregullsi të shumta dhe kërkojnë ripërsëritjen e zgjedhjeve.

Kërkojmë nga Komisioni Zgjedhor që të anulojnë zgjedhjet në Beograd, për shkak të mashtrimit dhe parregullsisë së rezultateve, për shkak të cenimit të vullnetit zgjedhor të qytetarëve të Beogradit. Do t’i dërgojmë të gjitha provat dhe materialet që kemi mbledhur gjatë ditës së djeshme, të cilat tregojnë qartë se rezultati i arritur nga partia Progresive serbe në Beograd është arritur falë njerëzve që janë sjellë për të votuar në Beograd, edhe pse nuk jetojnë atje. Kemi një situatë ku ka ardhur për të votuar ministri i Bosnjë-Hercegovinës, që është e paprecedentë dhe nuk bëhet fjalë për ndonjë rregullsi. Prandaj, këto zgjedhje duhet të anulohen”, tha Miroslav Aleksiç.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu