Analisti Neritan Sejamini, duke komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, lëvizjen që opozita ka ndërmarrë për komisionet hetimore, u shpreh se ajo po bën beteja të vogla, ndërkohë që asaj i duhet një strategji për të fituar zgjedhjet.
“Çështja që shtrohet është se taktika e opozitës a i shërben asaj dhe a zgjidh gjë, se ajo që po bën opozita është se po zhvillon beteja të vogla, njësoj si të bësh kalendar me aktivitete pa pasur një strategji dhe kjo është ajo që i duhet asaj më shumë, një strategji afatgjatë.
Nëse Rama e pengon mund të provojë qasje të tjera, të gjitha këto gjëra që po çojnë në parlament janë provuar në këto 30 vjet dhe kam frikë se kjo lloj tërheqje e opozitës në këto luftra të vogla do t’i harxhojë kohën për tu përgatitur për zgjedhjet. Opozita duhet të marrë sa më shumë vota.
Opozita është nën trysninë e pushtetit, por çështja qëndron si sillet opozita kur ballafaqon këtë situatë dhe ajo që unë mendoj është se opozita ndalon, shikon situatën dhe gjen një strategji. Nuk fitohet komisioni hetimor duke hipur nga kangjellat”, tha Sejamini.