Kush është Olsian Çela kandidati i parë për Prokuror të Përgjithshëm?
Përgjatë viteve 2008- 2012, Çela ka drejtuar Prokurorinë për Krime të Rënda.
Kujtojmë se disa nga dosjet e hetuara prej tij, janë çështja e Mirit të Xhikes pronarit të Kartodromit, dosjen e trafikut nga grupi “Kompas”, si dhe çështjen e viteve të fundit që njihet si dosja “Xibraka”, ku një nga të hetuarit është edhe Ermal Hoxha, i etiketuar si nipi i diktatorit Enver Hoxha.
Përgjatë viteve si prokuror, Çela nuk është lakuar negativisht, as nga ana profesionale dhe as nga aspekti i pasurisë.
Ja pasuria e deklaruar nga Çela për ndër vite, sipas të dhënave të marra nga ILDKPKI, por referuar edhe të dhënave të Open Spending Albania.
Të ardhurat, rezulton t’i ketë vetëm nga paga. Në fakt, duket e çuditshme, pasi nuk jemi mësuar të shohim Prokuror të Përgjithshëm të varfër. Sidomos nëse kujtojmë ish kreun e organit të akuzës, Adriatik Llalla.
Çela e ka nisur punën si prokuror, me një apartament 2+1, me një autoveturë “Benz” 190 me vlerë 300 000 lekë. Në vitin 2004, ai ka deklaruar vetëm pagën, ndërsa në 2005, ka shitur Benz-in në shumën 200 000 lekë.
Në 2005, dhe 2007 nuk ka asnjë ndryshim nga pasuria, e tij.
Në kohën që drejtonte Krimet e Rënda përgjatë viteve 2008 -2012, ai deklaron pasuri të trashëguar.
Kështu në vitin 2008, ai ka kursime në në shumën 500 000 lekë si dhe një pasuri të patundshme tokë bujqësore i fituar me trashëgimi në vitin 2008 në bashkëpronësi me familjarë të tjerë në Fier.
Në vitin 2009 ai ka deklaruar depozitë bankare në shumën 507 797 lekë, bono thesari në shumën 1 900 000 lekë, në vitin 2010 ai ka deklaruar kursime në shumën 1 300 000 lekë,në vitin 2011 ka deklaruar kursime 1 000 000 lekë, si dhe tre raste kur ka marrë borxhe në shumat,900 000,800 000 dhe 700 000 lekë, për të blerë një apartament, ndërsa në vitin 2012 ai ka deklaruar kursime 700 000 lekë, kontratë qiraje financiare për një automjet në shumën 9 344 euro si dhe të ardhurat nga pagat.
Pas largimit nga drejtimi i i Krimeve të Rënda, në vitin 2013 ai ka deklaruar kursime 500 000 lekë, të ardhura nga qiraja e banesës në shumën 180 000 lekë si dhe të ardhura nga qiraja e tokës bujqësore në Fier, në shumën 30 000 lekë, në vitin 2014 ai ka deklaruar kursime në shumën 500 000 lekë, në vitin 2015 ai ka deklaruar se i ka kaluar të drejtat e pronësisë të apartamenti një personi tjetër kundrejt shumës 66 000 euro, ka blerë një njësi, (që nuk e përcakton se çfarë është apartament, garazh, lokal apo diçka tjetër), me sipërfaqe 77.8 metër katror, në shumën 78 500 euro, kursime në shumën 350 000 lekë si dhe të ardhurat nga paga e shpërblimet.
Ndërsa, në vitin 2016 ai ka deklaruar se janë pakësuar kursimet në lekën të realizuara nga të ardhurat e vitit 2015 në masën 100 për qind. Shuma e pakësuar është 350 000 lekë.
Pasuria e deklaruar ndër vite
Në vitin 2003 ka deklaruar apartament 2+1, në në vitin 1990 me kursimet e familjes, autoveturë “Benz” 190 me vlerë 300 000 lekë, i blerë me të ardhurat e marra nga shitja e një automjeti tjetër Benz në vitin 2003, të ardhura nga puna jashtë orarit dhe shpërblime në shumën 0, 709 110 lek.
Në vitin 2004 ai ka deklaruar vetëm pagën si prokuror në shumën 1 375 000 lekë.
Në vitin 2005 ai ka deklaruar se ka shitur Benz-in në shumën 200 000 lekë, pagën si prokuror në shumën 1268835 lekë, shpërblime në shumën 42 500 lekë.
Në vitin 2006 ai ka deklaruar të ardhura nga paga në shumën 1277005 lekë.
Në vitin 2007 ai ka deklaruar të ardhurat nga paga në shumën 1 343 210 lekë, shpërblime në shumën 49 400 lekë.
Në vitin 2008 ka deklaruar depozitë kursimesh në shumën 500 000 lekë, tokë bujqësore i fituar me trashëgimi në vitin 2008 në bashkëpronësi me familjarë të tjerë në Fier, pagën si prokuror, 1 580 266 lekë, të ardhura në valutë në shumën 3 400 paund, shpërblime nga Shkolla e Magjistraturës në shumën 39 000 lekë.
Në vitin 2009 ka deklaruar depozitë bankare në shumën 507 797 lekë, honorare nga Shkolla e Magjistraturës në shumën 50 099 lekë, bono thesari në shumën 1 900 000 lekë, të ardhura nga paga si prokuror në shumën 1945968 lekë,të ardhurat nga mësimdhënia në shumën 99 000 lekë.
Në vitin 2010 ai ka deklaruar kursime në shumën 1 300 000 lekë, pagën si prokuror 1 940 000 lekë, pagën si pedagog në një fakultet privat, 43 200 lekë, pagën si ekspert në Shkollën e Magjistraturës 35 699 lekë si dhe pagën nga mbledhjet e Këshillit të Prokurorisë 115 000 lekë.
Në vitin 2011 deklaruar kursime 1 000 000 lekë,të ardhurat nga paga si dhe ka deklaruar tre raste kur ka marrë borxhe në shumat,900 000,800 000 dhe 700 000 lekë, për të blerë një apartament.
Në vitin 2012 ka deklaruar kursime 700 000 lekë, kontratë qiraje financiare për një automjet në shumën 9 344 euro si dhe të ardhurat nga pagat.
Në vitin 2013 ai ka deklaruar kursime 500 000 lekë, të ardhura nga paga në shumën 1 500 231 lekë, të ardhira si ekspert trajnues në Shkollën e Magjistraturës në shumën 54 000 lekë, të ardhura nga interesat bankare në shumën rreth 10 000 lekë, të ardhura nga qiraja e banesës në shumën 180 000 lekë, të ardhura nga qiraja e tokës bujqësore në Fier, në shumën 30 000 lekë.
Në vitin 2014 ka deklaruar kursime në shumën 500 000 lekë, të ardhurat nga interesa bankare në shumën 13 000 lekë, si dhe të ardhurat nga pagat.
Në vitin 2015 ka deklaruar se i ka kaluar të drejtat e pronësisë të apartamenti një personi tjetër kundrejt shumës 66 000 euro, ka blerë një njësi, (që nuk e përcakton se çfarë është apartament, garazh, lokal apo diçka tjetër), me sipërfaqe 77.8 metër katror, në shumën 78 500 euro, kursime në shumën 350 000 lekë si dhe të ardhurat nga paga e shpërblimet.
Në vitin 2016 ka deklaruar se janë pakësuar kursimet në lekën të realizuara nga të ardhurat e vitit 2015 në masën 100 për qind. Shuma e pakësuar është 350 000 lekë.
Shtuar kursimet në lekë nga të ardhurat e vitit 2016, realizuar nga puna si prokuror dhe ekspert në Shkollën e Magjistraturës 80323 13 lekë në llogarinë rrjedhëse të pagës, ndërsa pjesa tjetër cash. Shuma e shtuar është 300 000 lekë.
Të ardhura nga rroga dhe shpërblime në shumën 1 610 423 lekë.
Të ardhura si ekspert trajnues në Shkollën e Magjistraturës 71 125 lekë.
Vazhdon detyrimi për shumën e mbetur prej 1 700 000 lekë të marrë hua në vitin 2011 nga dy persona në shumat 900 000 dhe 800 000 lekë. Detyrimi i pashlyer në vitin 2017 është 1 700 000 lekë.
Shlyer plotësisht huaja ndaj personit të tretë për huanë e marrë në vlerën 700 000 lekë. Burimi i parave për shlyerjen-350 000 lekë kursimet e vitit 2015 dhe 350 000 lekë nga të ardhurat e realizuara në vitin 2016.