Ilir Meta ka dalë dje nga strofulla dhe iu është rikthyer sulmeve ndaj ndërkombëtarëve, qeverisë “Rama 3” dhe ish-kreut të Partisë Demorkatike, Lulzim Basha.
Edhe pse është drejt fundit të mandat si President i Shqipërisë dhe kohët e fundit dukej se ishte shndërrua në një “president danez”, Ilir Meta ka shfrytëzuara një intervistë televizive tek emisioni “Top Story” në Top Channel, ndërsa ka lëshuar akuza të forta në adresë të diplomatëve dhe Partisë Socialiste. Ai premtoi se pas 25 korrikut do nisë gjuetinë ndaj ambasadorëve të korruptuar dhe inkriminuar.
“Jap nje premtim solemn para te gjithe shqiptarëve, si ish-student i dhjetorit ’90, për të gjithe ata qe donin te asgjësonin pluralizmin, se më 25 korrik fillon ekzekutimi i frikës dhe nis rikthimi i transparencës dhe llogarisë në çdo nivel. Nis nje lufte e pakompromis kundër mafies lokale, rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe ndaj ambasadorëve që janë bërë palë me krimin dhe korrupsionin”, deklaroi ai.
Meta sulmon Ramën
Më tej presidenti Ilir Meta ka sulmuar edhe kryeministrin Edi Rama. Sipas tij, Gjykata Kushtetuese ishte vija e kuqe, Edi Rama donte ta kapte në mënyrë të dhunshme duke vendosur “betimin e Lanës”. Meta tha se erdhi si nevojë e kapjes së shtetit dhe se Gjykata Kushtetuese ishte vija e kuqe, teksa parlamenti po nxirrte akte për ta uzurpuar. 2 marsi nuk ishte një tubim për arsye që Ilir Meta të tregonte se e donte populli.
2 marsi erdhi si nevojë e kapjes së shtetit, sepse Parlamenti po nxirrte akte pikërisht për të uzurpuar Gjykatën Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese ishte vija e kuqe sepse ky institucion është vete sovraniteti i Shqipërisë”, tha Meta. Presidenti Meta tha më tej se Rama donte të kapte në mënyrë të dhunshme Gjykatën Kushtetuese, duke vendosur “betimin e Lanës”.
“Ndërkombëtarëve ju kërkova që të zbatoheshin te gjitha akordet që kishim vendosur për të gjitha pikat për të zhbllokuar ngërçin në Gjykatën Kushtetuese dhe unë e anuloj tubimin e 2 marsit. Ndërkombëtarët kur panë që populli ishte i qartë dhe po protestonte kundër kapjes së shtetit dhe kapjes së Gjykatës Kushtetuese në atë moment reflektuan.
Pyetjeve të Presidentit ndërkombëtarët iu përgjigjën 3 javë pas tubimit të 2 marsit. Populli i 2 Marsit, nuk ishte vetëm popull opozitar, aty ishin shqiptarët që po protestonin kundër kapjes së shtetit të së drejtës dhe sovranitetit të vendit nga Edi Rama, marshimi i 2 marsit nuk kishte të bënte me pozicionin e Presidentit.
Edi Rama donte të kapte në mënyrë të dhunshme Gjykatën Kushtetuese, duke vendosur “betimin e Lanës”. Komisioni i Venecias, e tha qartë që vendimet dhe emërimet e Presidentit për Gjykatën Kushtetuese ishin të drejta”, u shpreh Presidenti Meta.
Presidenti: Jam ndierë i tradhtuar nga PD dhe PS.
Ndërkohë, presidenti i Republikës, Ilir Meta tregoi se në fillimet e tij shqetësimi më i madh ishte të realizonte futjen e opozitës sërish në zgjedhje. Meta u shpreh se gjatë këtyre pesë viteve është ndjerë vetëm si presidenti tradhtuar dhe i minuar nga miqtë dhe armiqtë për çdo lloj arsyeje.
Ai tha se për të ky rrugëtim ka qenë mjaft i vështirë pasi nuk është normale që presidenti të mbetej i vetëm në një parlament një partiak dhe në këtë situatë i është dashur të kërkojë ndihmën e popullit. “Shqetësimi im nuk ishte se si u zgjodha por qëllimi ishte si do të bëja të pamundurën se si opozita të hynte në zgjedhje e të dilte nga çadra sepse ishte një përpjekje e kryeministrit dhe disa ndërkombëtarëve për ta lënë PD-në në çadër.
Loja ishte e qartë dhe unë ndihëm sikur mezi po pres të dal nga një ëndërr. E kam me shumë qetësi, kjo periudhë e presidencës ka tre faza që të jemi objektiv. Është faza e parë ku Rama thoshte se ky është presidenti më i mirë ishte një presidencë normale derisa opozita dogji mandatet.
Besoj të gjithë e kanë të qartë filmin në fund të fundit konkluzioni është i qartë i prerë, Ilir meta gjatë këtyre pesë viteve e sidomos nga 17 shkurti e deri tani kur opozita është e paralizuar, kam qenë i vetëm si president i tradhtuar, i minuar nga miqtë dhe armiqtë për çdo lloj arsyeje. Si mund të jetë normale kur një president ngelet i vetëm në një parlament një partiak. Mua ma bënë më të vështirë por antenat i ngrita më lart, u detyrova të kërkoja edhe ndihmën e popullit”, tha ai. /Rigels Seliman