Autori i vrasjes së ish-kryeministrit Japonez, Shinzo Abe ka deklaruar në polici se nuk ishte i kënaqur me deklarata e tij e se kishte ndërmend që ta vriste.
Ish-anëtari i marinës japoneze, hapi zjarr ndaj ish-liderit teksa ai po mbante një fjalim.
Sipas një gruaje që ishte në vendngjarje, autori hapi zjarr teksa ishte “pas shpinës” së Shinzo Abe.
Ish-lideri qëndroi për disa orë në spital në gjendje të rëndë për jetën, deri në momentin që u konfirmua se kishte ndërruar jetë.






