Nuk kaloi festat me fëmijët, Tuba Buyukustun niset në udhëtim vetëm me to

0

Aktorja turke, Tuba Buyukustun njihet për udhëtimet e saj të shpeshta dhe vendet luksoze që viziton herë pas here. Për festat e fundvitit ajo udhëtoi së bashku me bashkëshortin e saj drejt Venecias ku kaloi disa ditë të bukura pushimi. Por pas kthimit nga vendi romantik i Italisë ajo është parë sërish në aeroport, këtë herë me dy vajzat e saj binjake Maya dhe Toprak. Mediat turke shkruajnë se aktorja është nisur drejt një udhëtimi me vajzat e saj, meqenëse nuk i kishte pranë për festa. Ato shihen mjaft të lumtura pranë njëra-tjetrës dhe duket se mezi i kanë pritur këto ditë./revistawho.com

tubamefemijet.jpg

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu