Nuk ka “humbur” Basha, ka humbur PD e djathtë, konservatore!

0

Shkruan Qamil Gjyrezi

Nuk do të bëj mbrojtësin e Bashës, mbasi ai ka stafin e vet, por në zgjedhjet kurth të 6 Marsit humbi edhe PD, edhe kandidatët për kryetarë bashkie, drejtuesat politik dhe mbi të gjitha shpresa për një PD e djathtë, konservatore!? Sulmet kundër Bashës kanë filluar që me prezantimin e tij te KOP-i në vitin 2004. Kontributi i tij si ministër i suksesshëm në vepra të mëdha politike, diplomatike dhe artkitektonike është sulmuar më shumë nga PD-ja, ish-ministrat e saj se sa opozita e kohës Edi Rama.

Në sulmet kundër Bashës kanë marrë pjesë edhe shërbime të huaja, ruse dhe serbe të cilat kanë qenë dhe janë kundër antarësimit të Shqipërisë në Nato dhe BE, kundër pavarësisë së Kosovës dhe “Rrugës së kombit”. Sot situata në Ukrainë dhe në rajonin e Ballkanit po e vërteton këtë hipotezë. Në fillim të viteve 2008-2009 në PD filluan të mendojnë për zevendësimin e Berishës, të gjithë kandidaturat përfaqësonin ish-komunizmin, të majtën dhe klanet 50 vjecare frankofone. I vetmi politikan me të ardhme që ishte modeli pro-perëndimorë dhe amerikan ishte Basha. Në këtë kontekst Berisha i detyruar, mbështeti Bashën dhe modelin e tij për të ardhmen. Modelet e tjera ishin të majta ose të pabesueshëm për partnerët tone përëndimorë, amerikanë. E njëjta skemë u zbatua edhe mbas 2013, sulme nga ish-ministrat e PD-së, kandidatura që përfaqësonin modele etnike dhe klienteliste dhe mbi të gjitha të majtë ose politiakanë që kishin lidhje me kundërshtarët tanë historikë dhe nuk donin Koosvën e pavarur dhe nuk iu intereson rritja e rëndësisë së ceshtjes shqiptare në botë dhe rajon. Para dhe mbas datës 9 Shtatorë, këta individë të majtë, përsëri shfrytëzuan situatën në PD, për të rrëzuar Bashën.

Së fundi me 6 Mars, u bashkuan të gjithë kundër Bashës, dmth kundër kandidatëve të PD-së, kundër së djathtës konservatore dhe të gjithë atyre që e mbrojnë këtë model politik. Pësëri në lojë u fut edhe faktori i huaj, anti-kombëtarë dhe antishqiptarë. U përdorën të gjitha mjetet politike, para, propagandë që Basha të dilte i “humbur” në këta zgjedhje, në të cilat u zhvilluan vetëm në 6 bashki të lëna pa kryetarë legjitim. Në këta ditë të gjithë i janë sulur Bashës dhe asnjëri nuk mendon për PD-në dhe të djathtën konsevatore.

Disa individë kryesisht në Shkodër nuk janë me Berishën por me “Judat” e tyre. Edhe qarqet mediatike të paguara në Tiranë, nuk janë me Berishën, mbasi janë të bindur se Berisha nuk e mund Edi Ramën dhe PD nuk ka të ardhme me Berishën por kanë intersa personale. Disa individë në politikë në PD dhe jashtë saj, po bëjnë llogari elektorale dhe personale, por dëmin më të madh nga kjo tollovi do ta pësojë PD e djathë konservatore dhe ndryshimi i sistemit 30 vjecarë post-komunist, tranzicioni i gjatë. Njerëzit nuk kanë faj që merren me debatin Basha-Berisha, mbasi kaq kanë mundësi të kuptojnë nga politika, janë të varfër dhe të pa shpresë dhe prodhojnë “lajme fake” të mbështetur nga qarqet më antikombëtare dhe oligarkia! Por ne politikë nuk dihet ku fshihet lepuri!? E kam edhe pak shpresë për të ardhmen e PD-së, së djathtë konservatore!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu