Shkruan Kimete Berisha
Nuk ju blen Albini, as falas nuk ju merr.
Kjo është arsyeja e tërbimit të gazetarëve të Shqipërisë në kor kundër Albin Kurtit.
Gazetarë të shëmtuar që u plakën tuj e shitë prapanicën (dhe tuj fabriku të vërteta për pushtetin) për pare.
Albin Kurtit i ka tregu një plak’ se ‘edhe milioner edhe gazetar shqiptar nuk shkon’.
Këta janë gazetarë milionera, qē rrenat i shesin me pare.
Kush është ai budallë që sot e blen Blendin apo Batonin (të cilët janë aq të sëmurë mendërisht sa që kujtojnë se askush nuk mund ta mbajë pushtetin pa dashur ata), gazetarë që s’ka pushtet që nuk i ka shfrytëzuar.
Shkoi koha juaj.
Prandaj, mos shkumoni burra dhe mos kërkoni nëpër emisione nga Albini t’ua tregoj ‘topat’ qysh jeni mësu ju me Edi Ramën, të cilin prej se e keni pa në foto cullak, s’ju keni shkoq kurrë njerit.
I keni ba do villa, do kerre e do ‘Taj Mahalla’, e keni rezervuar vendin në ‘parajsë’ po por Edi ua ka ‘dhje’ fytyrën sa herë ka dashur, por prap se prap e doni, ju ka bë rezil por juve ju vjen lezet se ju mohon.
Çfarë mendsh i kanë ‘ata’ tutën që në zgjedhjet e ardhshme Vetëvendosja e merr edhe pushtetin në Shqipëri.
Edi Rama pin raki e dalldiset me Vuçiqin kafehaneve të Beogradit, por nuk është në gjendje me uru Albinin për fitore.
Sa më shumë e mohoni-aq më shumë e rritni.
Ne hasret e presim shansin për ta përbuzur Edi Ramën, qysh ia kemi marrë inat prej se po na plaçkitë dhe detyron me pagu rrugën e pakryer të kombit, gjobë kjo e Edi Ramës që vlen vetëm për shqiptarët e Kosovës.
Me ato pare haram (të cilat i ndan pas mesnate me bashkë-hajnin e tij Kastratin) blen gjithçka çka nuk blen populli ‘socialist’, katunarit ju ka tek me ble adidas-ka të cilat çdo njeri i ndershëm nëse kursen disa vjet, mund t’i blej me fytyrë.
P.S. Një puthje të sinqertë ia kisha dhuruar atij që më tregon se pse serbët nuk i urrejnë shqiptarët e Shqipërisë e neve po.
A din dikush me tregu se pse i shohin ata ndryshe, e neve ndryshe.