Nuk flisnin se punonte pastruese, si është sot raporti i “Shehrezades” me të motrën

0

Pak kohë më parë motra e aktores Berguzar Korel, e njohur si “Shehrezade”, ishte në fokus të mediave turke pas deklaratave të saj për familjen.

Zeynep Korel akuzonte familjen e saj se nuk i flisnin për shkak të punës që bënte. Zeynep jeton në Amerikë ku punon pastruese, punë të cilën sipas saj Berguzar dhe e ëma nuk e pranonin dot. E ëma e dy motrave është aktorja e madhe turke Hulya Darcan e cila ka luajtur në serialin “Ertugrul”.

Hulya ka folur për herë të parë për sherrin në familjen e tyre kur u ndalua nga paparacët. E pyetur si është raporti i Berguzares dhe Zeynepes, Hulya u përgjigj: “Nuk dua të flas, ajo është vajza ime”. Aktorja më pas u largua duke iu shmangur pyetjeve të tjera./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu