Nuk duhej të ishte vendosur flamuri turk në kullën e vrojtimit, thotë avokati

0

Avokati, Kastriot Frashëri thotë se flamuri turk nuk duhet të ishte vendosur në kullën e vrojtimit në plazhin e Gjirit të Lalëzit dhe se pushuesi i cili e hoqi dhe e hodhi në det, nuk ka kryer vepër penale.

Për “Euronews Albania”, Frashëri u shpreh se në ambiente publike, në plazhe dhe aq më tepër në kulla vrojtimi, nuk ka pse të vendosen flamuj të shteteve të tjera.

Frashëri e konsideron qesharake procedimin penal të policisë për pushuesin 48-vjeçar dhe shtoi se veprat penale që i atribuohen atij janë të pakuptimta.

“Sigurisht, ka një rregull për përdorimin e simboleve dhe të flamurit kombëtar, i cili është i detyrueshëm për t’u zbatuar nga të gjithë institucionet dhe nga individi, por ne shohim që kjo deri më sot nuk është zbatuar. Është përdorur në një mjedis publik, në kullën e vrojtimit në plazh.

Ai është një vend në të cilin nuk ka nevojë të vihet flamur tjetër përveç atij kombëtar. Flamuri turk nuk duhej të ishte vendosur në kullën e vrojtimit në plazh. Fakti që ka jnë proocedim nga policia e shtetit, Më duket tejet qesharake, dy veprat penale që i atribuohen janë pa sens”, theksoi avokati.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu