Nudizmi në politikën shqiptare është minimumi 80-vjeçarë.
E nisën komunistët hapur me luftën e klasave dhe diktaturën e proletariatit. Gjithçka e justifikonin me zërin e masave dhe interesin e klasës punëtore!
Në këtë kuptim, ato ishin krejtësisht mbrapsht , por të qartë në ideologjinë e tyre marksiste-leniniste, luftë borgjezise dhe armikut të klasës.
Në vitet ’90-të, me ndryshimin kinse të sistemit komunist, kjo transparencë apo nudizëm politi , ndryshoi të shfaqej si më parë, por veshi pelixhe e kapota, për të mashtruar jo vetëm sytë e qytetarëve por edhe mentalitetin e ndryshimit që s’po vinte.
Komunisti Berisha, duke zbatuar pikë për pikë planin e katovicës, ja arriti objektivave të caktuara nga Ramiz Aliaj, për të demostruar përpara shqiptarëve dhe botës, demokraci të emëruar e të kontrolluar nga rregjimi i mëparshëm.
Lufta politike gjoja për përmbysjen e komunizmit dhe mbetjeve të tij, ishte maska më e mirë për to.
Në kuptimin vulgar, më nudisti , publikisht doli politikani Edi Rama.
Fotot e tij janë bërë tashmë publike në rrjetet dhe portalet e ndryshme, në plazhet nudo bashkë me gruan , të dashurën apo kushdo të ketë qënë.
Pas kësaj, Rama u votua nga elektorati, ç’ka nënkuptojmë se vulgaritetët në jetën private por për përsonat publik, nuk paskan ndonjë rëndësi në politikë!
Nisur nga ky fakt, në kuptimin politik, filluan të bëhen nudista edhe Berisha me Metën. Beteja gjoja për rithemelimin e PD-së dhe përralla të tjera si kjo, ishin sa për të mbajtur të mashtruar demokratët, njëlloj siç vepronte Enveri në diktaturë. Por, dhënia e non grata-ës, i nxorri kokën e vërtetë dhe e shfaqi lakuriq, e bëri transparent, nudist. Berisha, sëbashku me Metën, tani vazhdojnë ëndërrat me revolucione imagjinare duke u mbështetur tek masat popullore për të sfiduar SHBA-të.
Por më nudist nga këta , na shfaqet Rama. Ai nuk fshihet fare si dyshja tjetër.
Madje, Edi Ramën tani e shohin me frikë nga vrimat e gardhit, duke biseduar me Vuçiçin.
Por, duhet thënë në këtë rast, sa mirë që Ramës nuk i shkon mendja për të vrarë ndonjërin prej tyre!
Rama , më hapur se Berisha e Meta po e vazhdon nudizmin politik.
Pyetja në këtë rast edhe mund të bëhej:
Kush do të ishte Remzi Hoxha i Edi Ramës?!
Faktikisht, politika nudo është diskretitim pozitiv, shumë i dukshëm.
Ndërsa politika që vishet trashë për namuze, është e rrezikshme.
Në demokraci sot nuk ka sekrete. Të vrasësh psh dikë që të ka parë duke folur më Millosheviçin apo Vuçiçin sot, është përherë e rrezikshme.
Për Edi Ramën, kalimin nga nudizmi vulgar në plazh, në nudizmin politik ishte më i lehtë .
Nudizmi politik i Ramës kur nuk merret parasysh konspiracioni na shfaqet si kuptim pozitiv!
Por kombinimi tri vlerash i Beogradit nuk mund të aprovohet nga askush. Ky është një provokim për muslimanët shqiptarë, por edhe për katolikët!
Me dt 1 shtator, Rama e Vuçiç u bënë burazera dhe mua mu duk se pinë gjakun e Krishtit! Ato ritheksuan dhe konfirmuan besën si ortodoks ballkanas.
Ballkani iu përket ortodoksëve në Shqipërinë e Jugut, në Maqedoninë e Veriut, në Kosovë, Bosnjë, Mal të Zi .
Nga ato takime vellazërore, sepse më vjen që nuk do quhet më Ballkani perëndimor, por do të quhet një Federatë, më e reja në botë!
Pra, Ballkani perëndimor nuk do të jetë më thjeshtë një gadishull, por një Federatë apo Konfederatë.
Për të gjitha këto bëma, dhe shumë të tjera , nudizmi politik e bëri Ramën trim, po ashtu Berishën dhe Metën, sepse i bëjnë “trima” paratë.
Njëlloj siç na kujtohet pak vite më parë, në fillimet e politikës së tij, kur Sajmir Tahiri dridhej para policisë kur ballafaqohej me to si ministër i ri i rendit.