Nora e LSI-së i kap gjithë votat Ramës: Në 25 prill, marrim 1 milion e 500 mijë! Nikoll Lesi, me pasoja nga dajaku i Saliut e mbështet: Mbi një milion, populli mezi po e pret 25 prillin

0

Në një intervistë për Ora News Nora Malaj u shpreh se kjo fushatë është shumë interesante sepse është mes një rrotacioni politik dhe një të keqe që duhet të ikë.

Malaj tha se problemi më i madh sot është se numri i vdekjeve është më i lartë se ai i lindjeve.

Malaj: Kjo është një fushatë shumë interesante sepse jemi mes një rrotacioni politik dhe një të keqe të madhe që duhet të ikë. Shqiptarët nuk duhet të ndihen më të frikësuar për jetën e tyre. Në këtë situatë me covidin, qasja me qytetarët duhet të jetë për të kaluar këtë të keqe. Ndërkohë në 25 prill duhet të jemi me atë forcë politike që nuk është pjesë e problemit dhe që ofron zgjedhje.

Pas 30 viteve të tejzgjatur me tranzicionin tu themi “jo” këtij procesi duke besuar te programet dhe individët e pastër. Sfida politike nuk është një sfidë ne vetvete, por një mundësi për të ofruar zgjidhje për shoqërinë.

Problemi më i madh sot është se numri i vdekjeve është më i lartë se ai i lindjeve. Po ashtu, numri i largimeve ka kapur shifra shumë të larta. Prandaj për të nxitur lindjet dhe për të promovuar jetën, ne kemi një paketë të famshme, nga bebja në bebe, për të rinjtë që duna të shtojnë familjen e tyre. Për ta nuk ka pse të fillohet jeta nga zero.

Pjesa më tragjike që po ndodh në vendin tonë është shpopullimi, që nuk është vetëm shqetësim i yni. Kjo tregon se njerëzit janë të papunë dhe janë të pasigurt. Prandaj njerëzit nuk mund të bëjnë sikur po jetojnë dhe të thonë se jemi në një mrekulli të madhe, pasi qeverisja e vendit është në një krizë identitare.

Malaj shtoi se është e rëndësishme në 25 prill, që ato 1 milionë shuplaka që u dhanë me demek opozitës dikur, do t’i jepen 1 milionë e 500 mijë vota opozitës aktuale.

Malaj: Prandaj është e rëndësishme që në 25 prill, që ato 1 milionë shuplaka që u dhanë me demek opozitës, jam e sigurt që do të jenë 1 milionë e 500 mijë vota, që do t’i jepen opozitës, jo vetëm për rrotacion, por për të ndryshuar modelin dhe qasjen. E mira kombëtare është e mira për të gjithë individët. Ata kandidatë që kanë vendosur që të hyjnë në garë duhen parë se çfarë ofrojnë. Duke treguar guxim, vitalitet dhe qartësi, dhe duke mos nxitur armiqësi e urrejtje për njëri-tjetrin.

Edhe Nikoll Lesi shkruan se opozita do marrë mbi një million vota dhe se populli mezi po pret 25 prillin, të votojë kundër Ramës:

“Edi Rama nuk ka asnjë shans të marrë mandatin e tretë, por ka blerë mediat dhe sondazhet duke krijuar propogandë sikur fiton PS-ja. Ndërsa populli mezi pret datën 25 prill që të shkojë në kutitë e votimit kundër sektit kriminal rilindas që ka pushtuar PS-në dhe krejt jetën e shqiptarëve.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu