Non grata Berisha, Elisa në botën e çudirave dhe Shkodra

0
Shkruan Qamil Gjyrezi
Edi Rama shkaktari i gjendjes aktuale ekonomike, ka emëruar Elisa Spiropalin në Shkodër të merret me humorin non grata, brava, puseta dhe kaskada. Situata e rreshjeve në Shkodër nuk duhet të përdoret për vota, se në 32 vite e ka pësuar Shkodra e Rozafës. Situatat e jashtëzakonshme i ka përdorur Berisha në 2012 dhe Edi Rama. Sekretari i Berishës Bradh Spahija kërkon shpalljen e gjëndjes së jashtëzakonshme për të përfituar para publike jo për të dëmtuarit, por për vota. Të njëjtën melodi përdorë edhe Elisa, sekretarja e Ramës gjoja duke akuzuar Bardhin dhe Berishën për puseta, por loja është tek kaskada e drinit.
Kjo situatë absurde 32 vjecare duhet të marri fund, në dëm të Shkodrës. E shkruajta në një status se: Keqpërdorimi i fondeve të emergjencave civile për vota, duhet të marri fund dhe propozoj që zgjidhja është SPAK! Gazetarët nuk duhet vetëm t bëjnë elozhe pushtetit lokal dhe qeverisë, por duhet të interesohen edhe për mirë përdorimin e fondeve të emergjencave civile, të që janë keqpërdoruar në dëm të qytetarëve dhe të dëmtuarve në 32 vite, duke i përdorur për vila me shumë kate dhe makina të shtrenja. Permbytjet dhe fatkeqësitë natyrore nuk duhet të përdoren politikisht. Së pari institucionet pergjegjëse duhet të punojnë për menaxhumin e këtyre situatave mbasi paguhen nga taksapaguesit. Në 32 vite fatëkeqësitë natyrore janë përdorur nga klasa politike e dështuar politikisht në dëm të qytetarëve të Shqipërisë dhe Shkodrës. Po ndjeki me vëmendje telekomunikimin dhe lojën Berisha -Spiropali. Njëri flet nga terreni, tjetra flet nga makina e shtrenjtë duke akuzuar njëri tjetrin. Berisha përmendë kaskadat, Spiropali përmend pusetat dhe harrojnë zgjidhjen e problemit. Bardhi i Berishës, kërkon gjendje të jashtëzakonshme Spiropali e Ramës deklaron se paratë e emergjencës civile duhe të përdoren për gjëndjen e jashtëzakoshme. Të dy palët janë shkaktarë të këssaj sitauate 32 vjecare.
Ky model politik 32 vjecarë duhet të marri fund mbasi është një telenovelë me kosto financiare, për shkodranët. Shkodra duhet ti japi fund telenovelës së Non Gratës dhe Elisës që e sheh dhe drejton Shkodrën nga makina e shtrenjtë ku zhviilon konferenca shtypi në Skype.
Shkodra ka nevojë për modele të tjera PER SHKODREN 2400 vjecare, që i ka mbijetuar pushtimeve dhe qeverisjeve diktatoriale dhe cirkut 32 vjecarë. Si përfundim prishja e urës së Bahcallekut është vazhdë e dëmtimit të traditës së kulturës dhe historisë së Shkodrës si rezultat i politikës së dështuar 32 vjecare në qytetin e Rozafës. Uroj që rreshjet e shiut të bien për të lehtësuar situatën e banorëve, të cilët nuk duhet të gënjehen përsëri nga non-gratat dhe Elisa që e shikon Shkodrën si Liza në botën e cudirave!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu