Njoftim i rëndësishëm i U.S. Embassy-Tirana

0

Drejtori i Çështjeve Ndërkombëtare të Drogës dhe Zbatimit të Ligjit në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Ben Rockwell dhe Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor Naureda Llagami u takuan me Presidentët dhe Kancelarët e Gjykatës së Apelit në Tiranë dhe Gjykatës së Rrethit Gjyqësor në Tiranë për të diskutuar sfidat me të cilat përballen gjykatat, përfshirë prapambetjen e çështjeve gjyqësore në nivel apeli dhe rrethi.

Rockwell dhe Llagami diskutuan me gjyqtarët Ridvan Hado dhe Petrit Çomo zgjidhje praktike për të siguruar që qytetarët të kenë qasje efikase në drejtësi. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës po mbështet Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Gjykatën e Lartë në zgjidhjen e çështjeve të prapambetura në Gjykatën e Lartë dhe prapambetjet në të ardhmen përmes një programi të zbatuar nga Instituti i Menaxhimit East West.

Kjo është njëra prej mënyrave me të cilën Ambasada e Shteteve të Bashkuara vazhdon të mbështesë reformën në vijim të drejtësisë dhe të ndihmojë në zgjidhjen e ndërprerjeve të nevojshme të cilat janë rezultat i shkarkimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu