Njihuni me aktorët e serialit turk “Bija ime”, çfarë nuk dinit për ta

0

Seriali “Bija ime” me historinë e veçantë ka bërë për vete të gjithë publikun dhe çdo pasdite teleshikuesit e shohin këtë serial në ekranin e TV Klan. Seriali flet për historinë e një vajze me emrin Ojky e cila vuan nga një sëmundje. Personazhet kryesor të këtij seriali turk janë vogëlushja Ojky, babai i saj Demiri dhe Xhandan. Nuk mungojnë as personazhet negativ si Xhemali i cili kërkon të hakmerret ndaj Demirit. Mirëpo ndonëse në serial nuk shkojnë mirë me njëri-tjetrin, në jetën reale të gjithë aktorët kanë një marrëdhënie shumë të mirë. Më poshtë “revistawho.com” ju sjell disa informacione për secilin prej aktorëve.

Beren Gokyildiz e cila luan rolin e Ojkyt është 10 vjeç dhe ka lindur në Stamboll. Ajo e ka nisur aktrimin që në moshën 4-vjeçare. Beren u bë e njohur në Shqipëri nga seriali “Nënë”.
Bugra Gulsoy i cili luan rolin e Demirit është 37 vjeç dhe ka lindur në Ankara. Ai ka nisur të luajë në filma që në vitin 2004. Bugra u bë i njohur në Shqipëri nga seriali “Kuzey Guney”. Në jetën reale ai është i martuar dhe në prill të këtij viti u bë baba i një vogëlushi.
Leyla Lydia Tugutlu e cila luan rolin e Xhandanit është 30 vjeç dhe ka lindur në Gjermani. Ajo ka fituar “Miss Turqia 2008” dhe më pas nisi karrierën si aktore. Sa i përket jetës personale aktorja preferon të mos japë informacione.
Tugay Mercan i cili luan rolin e Ugurit është 36 vjeç. Ai ka nisur aktrimin në vitin 2006 duke luajtur në teatër dhe më pas në filma e seriale. Ai u bë shumë i njohur nga seriali “Kurrë mos u dorëzo” që është transmetuar në Shqipëri.
Sinem Unsal e cila luan rolin e mësuese Sevgit është 26 vjeç. Ajo e ka nisur vitet e fundit aktrimin dhe u bë e famshme nga seriali “Dashuri bardh e zi”.
Serhat Teoman i cili luan rolin e Xhemalit është 36 vjeç. Ai është një nga aktorët më të famshëm turk dhe e ka nisur aktrimin në vitin 2003. Ai ka luajtur në serialin “Kuzey Guney” dhe në serialin “Nënë”.
Deniz Ali Cankorur i cili luan rolin e Mertxhanit është 12 vjeç dhe një fëmijë shumë i famshëm në Turqi. Ai ka marrë pjesë në reklama televizive dhe ka luajtur në disa seriale.
Eliz Nese Çagin e cila luan rolin e Ilajdës është 9 vjeç dhe ka lindur në Stamboll. Ajo gjithashtu është shumë e njohur nga rolet në serialet turke./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu