Shkruan Qamil Gjyrezi
Redaksia e ‘Faktor’ dhe bashkëpunëtorët e jashtëm kanë votuar si “Njeriu i vitit 2024”, z. Altin Dumani, kreu i SPAK. Që kur në krye të SPAK erdhi Z. Altin Dumani, politika e korruptuar ka humbur qetësinë, krimi organizuar flë me dritën ndezur dhe rroba veshur. Është vlerësuar integriteti, profesionalizmi i përditshëm dhe rritja e reputacionit të SPAK dhe BKH në sondazhet e pëlqyeshmërisë së opinionit publik. Do të ishte me vend që edhe mediat e tjera, të bënin një vlerësim të tillë. Z. Altin Dumani edhe sikur të mos e bëjë media një vlerësim të tillë, e ka të qartë misionin e tij për luftën juridike kundër korrupsionit në nivele të larta të zyrtarëve publik dhe krimit të organizuar.
Këta segmente shpesh bashkëpunojne me qeveritarët dhe me agjensi të huaja, të interesuara për destabilizimin e Shqipërisë dhe Kosovës në favor të forcave dhe vendeve që kanë qenë dhe janë kundër Shqipërisë, Kosovës dhe partnerëve tanë perëndimor. Emrin e Z. Dumani e kam dëgjuar në Universitetin e Shkodrës, mbasi nëse jam i saktë ka studiuar në Shkodër dhe e kam mbështetur dhe do ta mbështes publikisht në TV dhe median e shkruar në misionin e tij. Nëse SPAK do të vazhdojë me këtë ritëm, për mendimin tim Z. Dumani do të jetë pjesë e historisë sonë të re, që mbas pavarësisë që prej vitit 1912. Prej gadi një shekulli në Shqipëri, nuk kemi patur drejtësi të pavarur, para vitit 1945, në diktaturën 50 vjecare dhe mbas viteve 90-të. Në këta vite prokuroritë kanë qenë politike, të lidhura me diktaturën, ose në këta 34 vite me krimin e organizuar në vend, rajon e më tej.
Partnerët tanë euro-atlantikë, veçanërisht SHBA që e mbështetë SPAK, nuk kanë gjetur ndonjë formë tjetër, për ti dhënë fund korrupsionit galopant në Shqipëri 34 vjeçar. Për reformën në drejtësi, kam dëgjuar nga miq të mij europianë dhe amerikanë që në vitin 2006-2007 dhe në vitin 2008 OSBE i deklaronte Sali Berishës, që, ‘fëmijët tuaj bëjnë korrupsion’ dhe Berisha si zakonisht, ‘çirrej’ duke e mohuar korrupsionin familjar. Në vitin 2021 SHBA, mbështetur në fakte dhe prova e akuzuan Sali Berishën për korrupsion shtetëror dhe e shpallën person non-grata atë, familjarët e tij dhe mbështetësit e tij.
Është pikërisht SPAK dhe prokurorët antikorrupsion, që përpiluan akuzën me shumë faqe për korrupsionin familjar të Berishës, Metës, ministrave Rilindas, Beqja, Ahmetaj, etj, kryebashkiakut Veliaj dhe shumë ministrave aktualë. Prandaj sot të gjithë këta zyrtarë të akuazuar nga SPAK janë të frikësuar dhe po dridhen nga prokuroria antikorrupsion dhe anatemojnë Z Dumani, politikisht. Reforma në drejtësi ishte një arritje e madhe dhe krijimi i prokurorisë SPAK është një arritje e madhe për Shqipërinë. Krahas Vetingut në drejtësi është i domosdoshëm edhe Vetingu në media dhe Vetingu për politikanët. Shqiptarët që besojnë në vlerat euroatalantike, duhet të mbështesin fort reformat që i japin fund tranzicionit 34 vjecar, dhe Z. Dumani me prokurorët e tjerë janë ata të cilët kanë në dorë të ardhmen e Shqipërisë, për të luftuar korrupsionin dhe zhvilluar Shqipërinë ekonomikisht dhe kulturalisht. Prandaj i shkruajta pak reshta këtë fund viti për të mbështetur publikisht Z. Dumani dhe SPAK dhe uruar lexuesve gëzuar 2025!