Një e papritur ndodh në natën e kënasë së Songylit dhe Gynejit, të hënën në “Lule të vetmuara”

0

Zehra njofton Selenin se Songyl dhe Gynej po mbajnë natën e kënasë duke e nxitur kështu kundër çiftit. Songyl dhe Gynej festojnë në shtëpinë e tyre. Feride i jep një lajm të trishtë Toprakut pas vizitës mjekësore. Ajo i thotë se nuk mund të bëjë fëmijë.

Feride i kërkon divorcin Toprakut por ai vendos t’i qëndrojë pranë. Xhemre i kërkon Serkanit të qëndrojnë larg pasi nuk dëshiron që Ejlyl të keqkuptohet. Serkan i shpreh ndjenjat Xhemres teksa Ejlyl përgjon bisedën e tyre. Ejlyl mendon se Xhemre e ka mashtruar. Dy vajzat zihen në sy të të ftuarve. Dy burra prishin festën e kënasë duke sulmuar shtëpinë e Songylit dhe Gynejit. Zehra plagoset dhe përfundon në spital. Gynej kupton se prapa sulmit të shtëpisë fshihet Selen. Ai përballet me të ëmën dhe i thotë se do e denoncojë në polici. Ejlyl mëson se edhe Kader dhe Meral e dinin për marrëdhënien e Xhemres me Serkanin. Kemal telefonon Ejlylin dhe e kërcënon./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu