Një ditë vetëm për vajzat, Kourtney Kardashian fotografohet së bashku me të bijën dhe mbesat në Malibu

0

Kourtney Kardashian ka shpenzuar një ditë të tërë me vajzën e saj 7-vjeçare në ditën e ditëlindjes të së voglës. 40-vjeçarja është parë dorë më dorë në Malibu me Penelope, vajzën e Kim Kardashian, North West, si dhe me një mike tjetër.

4 zonjushat ishin duke shkuar për të ngrënë darkë me njëra-tjetrën, ndërkohë që vëmendjen e mori veshja e vogëlushes, fundi xhins dhe xhaketa me shumë stil.

Mesa duket vajza ka marrë shijen e modës nga mamaja e saj, Kourtney. Ndërkohë North dukej mjaft trendi e veshur e gjitha me ngjyrë të bardhë. Kujtojmë se vajza e Kourtney festoi ditëlindjen e saj të 7-të dhe me siguri familja e famshme ka përgatitur të tjera surpriza për të voglën./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu