Shkruan Zef Ndreka
Kërkesë për Këshillit Euroatlantik pranë PD-së.
Shqipërisë dhe opozitës i duhet urgjentisht një lëvizje e re politike, për të dalë nga ngërçi politik ku është futur për arësyet e artikuluar qartë tashmë.
Si forca më e madhe e opozitës, Partia Demokratike sot gjendet e shpartalluar nga të katër anët.
Sigurisht, që shpartallimi i saj nuk ka ardhur për një ditë, as për shpalljen non grat-a të Berishës familjarisht dhe të tjerëve që e ndjekin, por ka qenë vazhdë e linjes mbi 30-vjeçare antidemokratike e qeverive të njëpasnjëshme të Shqipërisë pas viteve ’90.
Të gjitha qeveritë janë përfshirë në korrupsione galopante, dhe me kryesorja të gjitha këto kanë nënshtruar e kanë përdorur drejtësinë për interesat e tyre private, duke e mbajtur nën tutelë. Asnjë politikan nuk ka shkelur në dyert e drejtësisë për shumë vite. Madje, e tillë ishte loja qeverisëse, që e detyronte drejtësinë të bëhej vasale, servile dhe shërbëtore e kryeministrave.
E thënë shkurt, nuk ka funksionuar për mbi 30 vite shteti ligjor.
Reforma në drejtësi, e mbikqyrur dhe kontrolluar nga Amerikanët, lindin shpresat dhe besimi për një shtet të se drejtës, si gjithë vendet e tjera europiane.
Rruga e Shqipërisë për në BE, nuk mund të kuptohet pa një drejtësi që funksionon.
Rezultatet tashmë po duken. SPAK-u ka ngritur akuza duke e gratuito stekën më lart, madje drejt peshqeve të mëdhenj që konsideroheshin të paprekshëm.
Shumë ministra, deputetë, Berisha e të tjerë, janë të akuzuar. Presim rezultatet e hetimeve.
Por gjithë ky proçes drejtesie, nuk do kalonte pa lënë gjumë edhe në partitë politike shqiptare.
LSI apo Partia e Lirisë pothuaj është shuar si më maggiormente, sapo është thirrur disa herë Ilir Metaj në SPAK.
Po ashtu, Partia Demokratike pas shpalljes non grat-a të Berishës, ka marrë një përçarje të pa riparueshme, duke u copëtuar në mbi 4 pjesë, ku për hir të viteve në pushtet apo beneficeve që vinin nga mbështetja politike ndaj Berishës, ai grupim shfaqet si më i madhi në opozitë.
Ndërkohë, etja për kryetar të PD-së ka zgjuar kërshërinë e Gazmend Bardhit, Saljanit etj të cilët edhe e duan edhe se duan Berishën, por lozin pa projekt e pa ide të qarta, si të përfitojnë prej tij, ndërkohë që i tremben aleatëve strategjik që kanë deklaruar disa herë që nuk mbështesim Berishën dhe asnjë person që bashkëpunon me të.
Çdo gjë është e qartë. Por e pa qartë, mbetet heshtja e PD-së zyrtare, e cila pati fatin e artë në një situatë shumë të favorshëm për të, të ngrihej e të fuqizohej deri në alternativë pushteti. Por , siç e kam shkruar disa ditë më parë, edhe treni i saj është ndaluar, madje është fshehur bashkë me drejtuesin!
Hera herës, shfaqet edhe një grupim tjetër deputetësh të PD-së të cilët janë jashtë këtyre tre grupimeve, por pa mbështetje elektorale dhe kryesisht deputetë apolitikë, të cilët kanë fituar mandatin falë emrit në kryesinë e listave.
Sot, një gjë të gjithë këto grupime të përçarë të PD-së kuptojnë një gjë: se kështu të coptuar, pushtetin nuk e shikojnë as me dylbi.
Këtë të vërtetë, nuk arrijnë ta artikulojnë, por sejcili grupim bën hesapet per te futur në parlamentin e 2025 disa deputetë e të ekzistojnë si parti politike, thjeshtë për të mbijetuar.
Lind pyetja: Për elektoratin opozitar, kush do mendojë?
Këtu, duhet të futet në lojë përsëri zgjidhja politike.
Ajo që mbetët thembra e Akilit, është bashkimi i frontin opozitar.
Në situatën momentale, këtë inisiative do të ishte mirë ta ndërmerrte një grup intelektualësh, një grup të urtësh, ose Këshilli Euroatlantik i krijuar disa muaj më parë pranë PD-së, por që nuk u mbështet aspak nga Kryetari Basha.
Ky këshill, në këtë rast, do të duhej të bënte përpjekjet për të ulur në tavolino gjithë klanet e coptuara dhe të mund të dinin me një platforme të re politike, që mund të quhet:
ALTERNATIVA E RE
DEMOKRATIKE .
Kjo alternativeve re do të shpaloste një program apo projekt të ri politik, do të propozonte një ekip të ri themelues me politikanë dhe personalitete publike pa mëkate politike dhe ti prezantojnë qartë tek partnerët strategjik të Shqipërisë.
Më pas, pa humbur aspak kohë, të nisë
strukturimi në bazë i forcës politike me strukturë të re, per te siguruar që fara e opozitarizmit të mbije e shëndoshë kundër dinosaurve aktual.
Në të kundër, ta mbajmë me shendet Edi Ramën…