Nicki Minaj konfirmon martesën, askush nga fansat nuk e mbështet

0

Ditën e djeshme Nicki Minaj konfirmoi publikisht se është martuar me reperin 36-vjeçar, Kenneth Petty. Ajo publikoi në rrjete sociale një video dhe tregoi se ka ndryshuar mbiemrin e saj, duke i shtuar atë të bashkëshortit. “Onika Tanya Maraj-Petty 21.10.2019”, ka shkruar Nicki në postimin e saj.

Por duket se ky vendim i reperes nuk i ka kënaqur fansat, sepse atyre nuk ju pëlqen e shkuara kriminale e partnerit të saj. Në vitin 1995 ai u akuzua për keqtrajtim të një vajze 16-vjeçare dhe u dënua me 18-54 muaj burg, por nuk dihet se sa kohë ai kaloi atje. Më pas në 2006 reperi qëlloi për vdekje një burrë dhe u dënua me 10 vite burg, por vuajti vetëm 7 vite. Ai u lirua në maj të 2013-tës dhe ka qenë nën mbikqyrje deri në maj të këtij viti. Megjithatë duket se këto fakte nuk ndikojnë aspak në jetën e Nicki-t, sepse ajo ka treguar se nuk i interesojnë fjalët e të tjerëve, sepse ndihet e lumtur në krahët e Kenneth Petty. /revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu