N’grih!

0

Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj

N’grih!

Kthyer je n’vrazhdësi,
Shpirti krejtë çorodit
Rrudhat përmbi ballë,
Sheh mbi t’vjetër e t’ri.
Nëpër sa aeroporte,
Nën dorë me nji strajcë,
Rrugëve, i dhe shqiptarin,
Për çdo ditë e për natë.
Pa kurrfarë nevojet,
U bame rob te t’huajt,
Jeta, prind me fëmijë,
I mungon shumë kujt.
Shpirti lëshon zënë,
Me të madhen fuqi,
Vend më t’mirë s’ka,
Se e imja Shqipëri.
Deri kur me të pritë,
He Zoti të marroftë,
Me ç’ka, po plaket,
Bujtina, mbetë bosh.
Si s’mujti me u ngi,
ky stërpik zullumi,
Duart në xhep secilit,
Etshëm, zuri e i vuri.
Sdi çka e don t’pasunit,
Me t’gjithë këtë mallkim,
Shtatë jetë n’paç e i daç,
Nji s’mund ketë shpëtim.
Në këtë të shenjtë vend,
Kurrkund s’gjenë rehati,
Po se shuajte tradhtinë,
Jeta jonë,vazhdon n’grih.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu