Nga Ryerson te Arvizu, Yuri Kim takohet me ish-ambasadorët e SHBA në Tiranë: Në 31 vite kemi një gjë të përbashkët

0

Ambasadorja e SHBA NË Tiranë, Yuri Kim është takuar me ish-ambasadorët e SHBA në Shqipëri.

Teksa ka postuar një foto, Kim shkruan se është takuar me Bill Ryerson, Marisa Lino, Jim Jeffrey, Marcie Ries, Alex Arvizu.

Ambasadorja thotë se eksperiencat në këto 31 vite janë të ndryshme, ndërsa kanë të përbashkët besimin se lidhja mes shqiptarëve dhe amerikanëve është në të vërtetë speciale.

“Një mbledhje e mrekullueshme në Uashington me ish-ambasadorët e Shqipërisë, Bill Ryerson, Marisa Lino, Jim Jeffrey, Marcie Ries, Alex Arvizu. Të gjithë kemi pasur eksperienca të ndryshme në 31 vite qëkur shqiptarët u liruan nga zinxhirët e diktaturës komuniste, por ne kemi një gjë të përbashkët: besimin se lidhja mes shqiptarëve dhe amerikanëve është në të vërtetë speciale, admirimin për arritjet e mëdha të shqiptarëve pavarësisht nga rrethanat, dhe optimizmin e qëndrueshëm për të ardhmen” shkruan Kim në postimin e saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu