Nga dele duan ta bëjnë këtë popull lopë

0
Shkruan Zef Ndreka
Një parodi tjetër e re e Berishës dhe Foltorës është shfaqur ditët e fundit në politikën e opozitës shqiptare.
Për Foltorën e mbështetur nga Partia e Lirisë të Metajt dhe partitë e tjera të vogla të kollovarëve të përjetshëm të partisë demokratike, kjo parodi ka një objektiv të vetëm :
Të mbulojë thëngjillin e ndezur me hi!
Edhe pse mungojnë kushtet, deklarojnë në Foltore, ne nuk heqim dorë nga “zgjedhjet” sipas ujdisë me popullin (me familjen e tyre foltoriste).
PD-ja, nuk ka pse të vihet e të ndihet në siklet. E ardhmja e saj nuk lidhet me emrin e thengjillit të ndezur tashmë.
Thëngjilli do i bëjë pis të gjithë, i ndezur dhe i fikur!
Si mund të reflektohen nesër marrëdhëniet e bashkëpunimit të ngushtë me Amerikën dhe BE-në, kur në këtë parodi të fundit të opozitës, shfaqet flamurtar vetëm Berisha?!
Është vërtetë tragjike për opozitën, për demokracinë dhe popullin! Berisha ishte dhe është nxitesi dhe minestrina drejtësisë, i shpallur për këtë nga DASH-i. Berisha nxit dhe lufton ende drejtësinë e pavarur, e trysnon dhe e kërcënon atë me protesta e mjete të tjera mafioze, duke dashur ta trembë atë.
Në këtë rrugë janë edhe kryeministri Rama, ish Presidenti Metaj dhe shumë ministra e ish ministra të korruptuar.
Janë të gjithë aksesor të komanduar të qeverisë që nuk mungojnë të pengojnë drejtësinë e re.
Në këto kushte, PD-së i bie barra edhe më e rëndë, më misionare. Të luftojë trëkëndëshin e Bermudës : të spastrojë Berishën , Metën dhe Ramën , këtë treshe të supër-korruptuar të politikës shqiptare, këtë treshe që ka kapur Shqipërinë dhe demokracinë e saj, që ka bllokuar drejtësinë dhe ka aplikuar pa ndëshkueshmërinë e tyre . Kjo mbetët dëshmi e qartë e grumbullimit të pusit të së keqes të vëndit.
Medet , medet ! Nga dele qe e kanë mbajtur këtë popull për 32 vite gjoja demokraci, tani duan ta bëjnë elektoratin, lopë!
Ky është trëkëndëshi ynë i Bermudës!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu