Nga Berlini vjen mesazhi për shqiptarët: Qeveria Rama ka rënë, shteti po falimenton!

0

Ekonomia shqiptare është në një situatë të ngjashme me piramidat e vitit 1997, shteti është në prag falimenti. Shqipëria nuk do të marrë miratimin për hapjen e negociatave më 18 tetor, ndryshe nga Maqedonia që ka bërë detyrat e shtëpisë.

Ajo nuk ka përmbushur detyrimet e BE dhe mënyra e qeverisjes dhe sjelljes me ligjin e Kryeministrit Edi Rama nuk premton asgjë për këtë datë.

Deklarimet janë bërë nga Martin Henze këshilltar i CDU, partisë së Kancelares, Angela Merkel.

Henze paralajmëron se Shqipëria rrezikon së shpejti të mos ketë aftësi paguese për rrogat e administratës dhe kjo, sipas tij, do të sjellë një katastrofë ekonomike.

Në këtë kuadër, Henze thotë se përgjegjës kryesor për këtë situatë është Kryeminsitri që ka hapur shtegun e një narkoshteti.

Arka e shtetit do të jetë boshe dhe borxhet për të paguar borxhe po e rrënojnë ekonominë. Në Gjermani nuk kanë çmime stratosferike 20 milionë euro për një kilometër, ndonëse rrugët janë në standarte shumë herë më cilësore, në parametra shumë herë më profesionale dhe kushtojnë disa herë më lirë, për terrene dhe vepra të përafërta sigurisht, thekson Henze.

Në një intervistë për Shijak tv, Martin Henze shprehet se CDU dhe qeveria gjermane janë shumë të vëmendshme ndaj zhvillimeve në Shqipëri.

Nëse kollitet Gjermania atëherë Shqipëria do të ketë temperaturë. Dhe Berlini do të kollitet sigurisht së paku politikisht. Ne nuk mund të pranojmë në familjen evropiane një vend ku nuk sundon ligji, por paligjshmëia, thotë Henze.

Në vijim ai shton se po mbështesin PD dhe Lulzim Bashën jo thjesht në bërjen e një programi ekonomik.

Henze pohon se Basha po merr mbështetje nga Berlini dhe në projektin e tij për luftuar pasuritë e paligjshme, për të gjurmuar llogaritë e fshehura dhe për të ndëshkuar aferat korruptive.

Kjo qeveri ka rënë, pohon këshilltari i CDU-së, dhe vendi do të qeveriset nga një forcë tjetër që pas qeverisë tranzitore do të dalë prej zgjedhjeve të reja parlamantare dhe vendore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu