Një lajm i ri vjen nga Gjermania për të gjithë shqiptarët, te cilët janë të zhgënjyer nga ekonomia e varfër dhe kushtet eks treme në Shqipëri.
Mësohet se nga 17 janari, shqiptarët do të munden të punojnë legalisht në Gjermani vetëm me dokumente të shteteve të tyre dhe kjo vlen për qytetarë të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Kosovës, Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës.
Mesa duket Angela Merkel i ka kthyer buzëqeshjen shqiptarëve të zhgënjyer nga qeverisja në Shqipëri, shkruan telegraf.al.
Ndërkohë dihet që Gjermania ka nevojë për të paktën 260,000 punëtorë të rinj emigrantë çdo vit për të përmbushur nevojat e saj.
Këtë herë shteti i njohur për “vjeljen” e infermierëve shqiptarë, është duke kërkuar punëtorë për korrjen e asparagut. Punëtorët mund të fitojnë deri në 150 euro në ditë.
Ky informacion është shpallur zyrtarisht nga kancelarja, ku thotë se qytetarët do të mund të punojnë në vendin më të zhvilluar të BE-së.
Edhe Deutsche Welle shkruan se qëllimi i kësaj pakete është t’ua lehtësojë emigrimin ekonomik në Gjermani shtetasve të huaj me origjinë nga jashtë BE-ja, dhe kjo ndodh per shkak se Gjermania ka mungesa të mëdha për punëtorë të kualifikuar.