Netflix apelon: Ndaloni sfidën “Bird Box” mos e lëndoni veten

0

Ofruesi amerikan i shërbimeve mediatike, Netflix u ka bërë thirrje njerëzve që menjëherë të ndalojnë sfidën “Bird Box”, sepse rrezikojnë të lëndohen seriozisht.

Sfida mban të njëjtin emër me filmin i cili për protagonist kryesor ka aktoren Sandra Bullock, që është një triler post-apokaliptik, ku personazhi të cilin e luan Bullock, Malorie Hayes, bashkë me dy fëmijët e saj duhet të kalojnë një lum dhe një pyll me sy të lidhur, në mënyrë që të shmangin krijesat mbinatyrore të cilat, njerëzit të cilët i shohin ato, i bëjnë të kryejnë vetëvrasje.

E përditshmja britanike “Independent”, shkruan se sfida “Bird Box” tashmë është përqafuar nga shumë njerëz të cilët kryejnë obligimet e përditshme duke pasur sy të lidhur, që është një imitim i personazhit filmik Malorie.

Sfida është përhapur në Twitter dhe në YouTube, ku dy vllogerë kaluan 24 orë me maskë gjumi në vend të syve.

Gazeta ka publikuar disa video ku shfaqen njeriu dhe qeni duke shëtitur me sy të lidhur, ose një baba me dy fëmijët e tij duke ecur me sy të lidhur.

Netflix reagoi ndaj sfidës në mediat sociale duke paralajmëruar për rreziqet.

“Nuk mund të besoj se më duhet ta thëm këtë, por: Ju lutemi mos e dëmtoni veten me këtë sfidë të quajtur Bird Box”, shkroi Netflix në profilin zyrtar në Twitter.

Më 28 dhjetor, Netflix njoftoi se 45.037.125 llogari kanë parë filmin Bird Box, që është shikueshmëria më e lartë e një filmi të Netflixit në shtatë ditët e para.AA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu