Nënë për herë të parë, bashkëshorti turk bën dedikimin prekës për Almeda Abazi

0

Vetëm pak ditë më parë bukuroshja shqiptare, Almeda Abazi dhe partneri i saj, aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman, u bënë prindër për herë të parë me një djalë të quajtur, Efehan. Së fundmi, Tolghan ka publikuar një foto në “Instagram” nga çastet e para kur Almeda sapo kishte sjellë në jetë vogëlushin. Në kuadër të ditës ndërkombëtare të nënës, aktori i ka dedikuar bashkëshortes së tij dhe disa fjalë shumë prekëse, duke uruar njëherazi dhe të gjitha nënat në botë. “E dashura ime e bukur, gëzuar festën e parë si nënë, të jem dëshmitar gjatë lindjes, të jem dëshmitar i kësaj mrekullie, nuk është një ndjenjë që mund ta përshkruaj me fjalë, jo vetëm për bashkëshorten time, por dashuria dhe respekti im për të gjitha nënat është rritur dy herë më shumë. Ka aq shumë fjalë për tu thënë për nënat. Pa shtuar asgjë më shumë , i urojë të gjitha nënat në këtë ditë të veçantë dhe ua puthë duart e bekuara ‘Parajsa është nën këmbët e nënave’, ka shkruar Tolgahan.

Kujtojmë që çifti kanë vendosur të mos bëjnë publike asnjë foto të djalit të tyre, duke ruajtur privatësinë totale./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu