Negociatat për Presidentin e Republikës, Taulant Balla takon sot Fatmir Mediun…

0

Teksa na ndajnë vetëm tre ditë nga raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit të ri të shtetit, i cili do të pasojë në këtë detyrë Ilir Metën, sot do të vijojnë negociatat mes grupeve parlamentare.

Takimet do të zhvillohen të ndara. Në orën 09:00 nisi takimi mes Ballës dhe Mesila Dodës, ndërsa në orën 10:00 pritet që kreu i grupit parlamentar të PS-së të takohet me Fatmir Mediun.

Ende nuk ka një konfirmim nga ana e Enkelejd Alibeajt për të zhvilluar negociata me Ballën. edhe pse deputeti demokrat ndodhet në kryesi.

Sipas një platforme të prezantuar nga Enkelejd Alibeaj, kandidati për President duhet të jetë së pari antikomunist. PS e ka refuzuar këtë platformë.

Lexo edhe: Presidenti, nesër “përballet” maxhoranca me opozitën, të pathënat e procesit: Zbulohet nisma e PS

Ndërsa Mediu është shprehur se do të ishte mirë që opozita të dilte me një kandidat të përbashkët dhe të merrte pjesë në proces.

Sipas Mediut, nëse nuk dilet me një kandidaturë konsensuale, atëherë opozita duhet të mbajë një qëndrim.

Mësohet se socialistët nuk do të kenë një emër në raundin e parë, duke i lënë rrugë të çelur negociatave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu