Në sistemin e drejtësisë në Shqipëri ka ndikime dhe ndërhyrje

0

I ngarkuar me punë i delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Alexis Hupi është shprehur se në sistemin e drejtësisë në Shqipëri, pavarësisht reformës vijon të ketë ndikime dhe ndërhyrje të papërshtatshme. Deklaratën ai e bëri gjatë një aktiviteti të organizuar nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë.

Zyrtari i Bashkimit Europian komentoi edhe vendimin e të Enjtes nga Vendet anëtare të BE-së, ku për të disatën herë në Bruksel u ndez sërish drita e kuqe për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave

Zv.ambasadori amerikan Demian Smith tha se asnjëherë më parë Shqipëria nuk ka pasur një kuadër kaq gjithëpërfshirës për hetimin dhe disiplinimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. “Ju takon juve që t’i përdorni këto mjete për të vazhduar atë që vetingu ka nisur në sigurimin e një sistemi drejtësie të drejtë dhe të pavarur”, shtoi ai.

Në këtë konferencë të organizuar nga ILD, morën pjesë kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, Zëvendësambasadori i SHBA, Demian Smith, i ngarkuari me punë i Delegacionit të BE-së, Alexis Hupin, dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare në Tiranë.

Temat kryesore të Konferencës janë pavarësia e magjistratëve dhe respektimin e interesit të publikut për punën e drejtësisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu