Në Shkodrën e varfër vjen deputeti Sheik Benet Beci

0

Pasi i mashtroi banoret, ju mori votat dhe u zhduk, rishfaqet deputeti milioner Benet Beci. Ai ka zgjedhur qe pas nje heshtje te gjate dhe dredhive qe beri me rrugen e Komanit e molet ne liqenin e Vau Dejesit, te shkoje ne kete zone per te folur pikerisht ne hapjen e sezonit turistik veror.

Njeriu qe nuk mbajti fjalen dhe ju fsheh banoreve, duke mbeshtetur qendrimin absurd te qeverise se kemi krize energjitike, sot ka fytyre te vije e te flase per turizem ne kete zone. Deputeti Beci duhet ta dije se turizem me gropa e rruge qe merr jete njerezish nuk mund te kete, e aq me pak kur kushtet e saj jane ngjashem me mesjeten. Qeveria i shfrytezon burimet e ujit per energji nga e cila fiton miliarda para, por nuk ka fond per rrugen e Komanit, ndersa ne jug ku jane oligarket qe mbeshtet edhe Beci, nderton tunele, aeroporte e lukse qe kushtojne milion euro.

Ky deputet nuk do te duhej sot te ishte perpara banoreve te Vau Dejesit, pasi tallja dhe sjellja absurde e tij eshte deshmia me e mire se si te tille individ pasi gllaberojne votat, harrojne cdo gje dhe shijojne luksin e tyre. Vau Dejesi eshte nje prej zonave qe potencialet turistike i ka te medha por fatkeqesisht shfrytezohet pak per te mos thene aspak, pasi vemendja e shtetit ne keto 9 vite ka qene minimale per te mos thene dora e tij ka munguar. Sot deputet e ministra tallen me sezonin, kur ne kete zone nuk eshte investuar asnje qindarke edhe pse levizin me mijera turiste dhe sjellin goxha te ardhura. ShNews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu