Ervin Karamuço, ekspert kriminalistike i njohur për daljet e tij të shumta në media, ka paralajmëruar të tjera arrestime nga ana e SPAK gjatë muajit gusht.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Ervin Karamuço, thekson se nëse do të jenë të vërteta ato që thuhen për aksionet që pritet të ndërmarrë SPAK ka për të qenë një “bombë atomike”.
“Kjo bomba e Gushtit, nëse është e vërtetë, më duket se qenka atomike….”, shkruan Karamuço.
Kujtojmë që pak ditë më parë pas ardhjes së disa përgjimeve të kriptura të “SKY” nga Franca, çoi pas hekurave biznesmenin Pëllumb Gjoka, ish-Drejtorin e Policisë, Oltion Bistri, ish-prokurorë si dhe anëtarë të bandave të krimit.
Ndërkohë që gjatë ditëve të fundit në SPAK përveç çështjeve të vjetra po hetohet edhe për tenderat e shëndetësisë, si për inceneratorët.