Në Listën e Zezë të OKB dhe në kërkim nga FBI/ SHBA e shqetësuar për qeverinë e re të talebanëve në Afganistan

0

SHBA ka deklaruar se është e shqetësuar pas krijimit të qeverisë së re të Afganistanit, ku të gjithë janë meshkuj dhe shumica prej tyre janë figura të lidhura me sulmet ndaja forcave amerikane.

Kabineti i përkohshëm udhëhiqet nga Mulla Mohammad Hassan Akhund, i cili është në listën e zezë të OKB -së, ndërsa një figurë tjetër, Sirajuddin Haqqani, kërkohet nga FBI, shkruan BBC.

“Ne vërejmë se lista e shpallur e emrave përbëhet ekskluzivisht nga individë që janë anëtarë të talebanëve ose bashkëpunëtorët e tyre të ngushtë dhe asnjë grua. Gjithashtu jemi të shqetësuar nga përkatësitë dhe regjistrat e disa prej individëve.”, thuhet në raportin e DASH.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Descript.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu